Burri ideal nuk pinė, nuk rrenė, nuk "njek" dhe nuk egziston!

[ home] - [ video ] - [ lojra ] - [ vicatė ] - [ magicland ] - [ about me ] - [muzikė] - [zoom] - [ minirja ] - [ e-mail ]

      

Kur tė gjithė mendonin njejt - po del qė s`po mendonin shumė.

Hajnat dhe kirurgėt i bajnė dorėzat, mos me i lanė shenjat.

Mjekėsia ka pėrparu aē, qė praktikisht, as njė njeri s`ėshtė i shėndosh.

Detin garant e ka bo naj femer! Ka qit shum kryp!

Ēka ėshtė ma keq - mos dija, a mos interesimi? S`po di, as qė po me intereson!

Mos i mėshoni ka**t, se dorėn po e boni pi**, e ka**n budall.

Pse me hi n`jetė, kur prej atyhit, kurrkush gjallė s`ka dal!

Nuk keni nevoj mo, me kontrollu ujin n`ker. Uji ju vjen me benzin!

Kur tė gjith po i mbyllim sytė, normal qe ka me na u bo terr.

 

Postune: 10.06.2006.

 

Edhe bokserat janė tė rethuar me kanopa, mos me ardh deri te eskalimi i dhunes.

Postune: 03.06.2006.

 

Fukaraja vjedh pėr me jetu. Politikanet jetojnė pėr me vjedh.

kliko kėtu - me pa billbordin origjinalė tė VETĖVENDOSJES

FINALJA TE HANEN 05.06.2006 ne ora 12

 

 

Postune: 20.05.2006.

 

Shteti i parė ekologjik, nuk po e duron mo brllogun.

Postune: 12.05.2006.

 

Ja hapen permendoren, tjerat i kanė mshef.

Postune: 12.05.2006.

27 Nėntori, 2006

Prishtinė, Bregu i Diellit, apo qysh i referohen do-do, Kodra e Diellit.

Jashtė kohe e mirė. I shtritė n’shtrat, shikoj lojėn Qelzi vs Wigani - minuta e 84 dhe po pres me ndodh ndonji mrekulli, dhe qė Wigani me barazu rezultatin, sepse kam luajt ‘befasi” dhe dua me e thirrė fatin qė me 2 euro me fitu 1078 euro n’bastore, aq sa m’duheshin pėr t’pagu rrymėn pėr 6 muaj. Kur, n’pjesėn e poshtme t’ekranit filluan t’shkojnė e ecin disa shkronja,  t’cilave nė fillim nuk ua vnova veshin, sepse kesh i hutuar rreth lojės - Wigani bahej gati pėr t’ekzekutu nji gjuajtje tė lirė prej pikėqėndrimit 58 metėrsh larg golit tė Qelzit. Kisha bindje qė ky, i cili e ekzekutonte gjuajtjen, qeshej me mua, tue thanė: “shumė je budallė, a luhet bash kėsi befasie!” Tentova me e ndrru kanalin kah Premieri, me kqyrė ēka’o kah ban Bajerni, por ende pa e realizu mendimin, kėrsima e nji rafalli t’kallashnikovit m’rrezoj prej krevati. I zėn n’huti, pėr nji moment mendova mos ėshtė kthy kojshija Sveta me djemt e vet, kur, kojshija prej s’poshtit ja futi rafallin e dytė. Kėtė herė u kfilla dhe me ra n’mend qė pėrfundi meje e kam kojshin cili gjatė bombardimeve e ka thy rekordin e arritjes prej Prishtinės deri n’Bllace. Me t’njėjtė shpejtėsi edhe u kthy prej Bllacės nė Prishtinė, kur u kry loja me bomba, dhe u kyē nė  luftėn e UĒK-s dhe rindėrtimit tė Kosovės. Aq shumė u kyē, saqė podrumin e pėrbashkėt e shpalli si pronė t’vetėn, tė cilėn e ka grabit prej armikut. Aq shumė ja nisi me folė pėr  luftė, saqė as kojshija tjetėr cili ka ndejt me tė nė shator nė Stankovec, nuk besojke ma qė kėta dy kanė qenė sė bashku atje. Tu e ditė ēfarė gjuetari i fortė mundet me qenė, dhe ēfarė pėrvoje ushtarake ka, u nisa “puzeqi” me u afru tek xhamat dhe me i lėshu roletnet. Tu shku zvarrė dhe tu mendu - “kah e mori ky tipi kallashnikovin?!” Kur, prej anės djatht  po dėgjohen krismat e alltisė - 9 copa. Njė herė nuk dojsha me besu ēka dėgjova, por pas pak u pėrsėritėn prapė. Sėrish 9 copa. Mbeta i shtritė nė midis dhomės, pa lėviz, ndėrmjet televizionit, krevatit dhe ballkonit, me krye t’ēuar  tenalt, pėr me mujt me ndėgju prej kahit po vijnė krismat. Ēka ėshtė  kah bahet?! Athue janė rrok’ kojshija i poshtė me kojshin anash?! Ky po gjuan me kallash, e ky me allti?! Garant paska mbetė edhe ndonjė pjesė e podrumit, ose po dojnė me ba ndonji  kat pėrfundi podrumit. Tue bo kombinime dhe tuj mendu a t’i afrona xhamit a jo, krismat po ja nisin dhe po vijnė prej t’gjitha anėve. Nuk ma rrokke kurrqysh dhe sun i bijsha nė fije ēka po ndodh! N’sekond me erdhi nji ide: Mos ja pasna q* nanėn dhe Wigani e paska barazu me Qelzin?! Po kėqyri kah televizioni dhe po e shoh Mustafė Muqen tuj folė diēka. Nuk ėshtė ma loja tuj u trasmetu – u ēudita! Pas Mustafes, nė televizion nuk doli as qika e madhe e tij, as e vogla, po doli dhėndri i tij dhe tu keshė, folke diēka. Ja paskan hjek dėnimin, mendova dhe u gėzova, se edhe vet ja kam cingrru disa herė. Krismat vetėm vijshin tue u shtu, ma zi se pėr Vit t’Ri. Mbasi e kuptova qė nuk jam cak i sulmeve, mora guxim dhe prej pozites  “puzeqi” dola nė at “kleqeqi” dhe iu afrova xhamit. Ēka me pa?! Edhe njerėz tė cilėt kurrė nė jetė te vet nuk e kanė gjuajt as bėrrllogun n’kontejner, tashti gjuajshin prej alltijave dhe kallashave. Me ra n’mend skena, kur prej t’njėjtit vend, vetėm, i ulur nė karrigė, e pata kėqyr raketėn e parė tė NATO-s cila ra nė Veternik. Nuk e di as vet pse mė ra bash ky imazh tashti nė mend. Prej mendimeve dola pėrsėri nė pozitėn  “puzeqi” kur e pashė kojshin pėrball tu ia jap djalit 10 vjeēar kallashin me gjuejt. Djali hala i vogėl e nuk mujke me e ēu kallashin si  baba i vet, po kish tamam aq forcė sa pėr me e drejtu ka ballkoni jem. Tre plumbat e parė e rroken t’majėn e roletnės, disa plumba tjerė e rroken saqin e antenės satelitore, t’cilėn komunalėt hala nuk ma hjeken, dhe mandej po ma merr mendja baba i kujdesshėm ja ka drejtu kallashin pėrpjetė, mos t’e vranė djali najkend gabimisht. Boll ma, thash vet me veti, diēka o ka ndodh, tu u mundu me ja lshu zanin televizionit TENSAI, cili mu ka prishė nji muaj pasi qė e kam ble. Kur shkova me e reklamu se nuk po i punon zani, mė than: “Mos dashte njė vjet garancion pėr 150 euro?” Unė kesh serioz dhe u thash: “Po!” Por ata kishin bo hajgare me mu. Mandej mu po m’thojnė qė baj hajgare, qy! Tuj u mundu me i shtypė pullat nė telepilot, kur po ndihen sirenat e kerreve pėrjashta. Nė gjithė ketė luftė, kėta e paskan gjetė edhe m’u martu, a? I kam disa kojshi qė hala nuk kanė mujtė me gjetė femėr, se po lypin virgjine, qė duket mirė, qė ka kry fakultet dhe qė mundet me ra aq poshtė sa me i dashtė ata. U nisa me dal nė ballkonin tjetėr, t’e shoh q’at buallicė (nusen), se kojshit i njoh tan rend, edhe kėta qe kanė ardh me NATO-n, se u bane  8 vjet. Pėr 8 vjet njeri e kryen shkollėn e mesme dhe fakultetin. Normal, nėse mėson vazhdimisht dhe intenzivisht.

 Prej ballkonit tjetėr, pamja ishte rrėnqethse dhe e pabesueshme: nė njanen anė si shotė po vallėzonte tipi i cili e ka uzurpu podrumin e njanit prej kojshive, dhe si shotan nė anėn tjetėr po vallėzonte tipi cili e ka ēu edhe nji kat, po tė njėjtės banesė, duke u puthur dhe tuj kėndu kėngėn “Besa-beeesė, besėn ta kam dhan-e, pėr Ko-so-o-ovė jetėn du me dhan-e”. Aq mirė dhe me zemėr e kėndojshin, sa qė gati ja nisa me besu se edhe e kishin bo at pėr cilėn edhe po kėndojnė. Mbas kėsaj fotografie, mendja ime tha: Lulzim Nixha i paska legalizu ndėrtimet pa leje! Qė e pata konstatimin e gabueshėm, ma tregoj pamja tjetėr e rradhės, ku njani prej kojshive (i cili kerrin e vet e parkojke nė 6 vende dhe alarmi ju dhezke nėse u teshitshit pak ma fort, se krejt kohėn e ka pasė tutėn qė po ja vjedhin ose po ja grithin kerrin) e kish pas hyp djalin 6 vjeēar nė prehėn dhe ai e kish marr detyrėn e Shumaherit me e drejtu vollanin. Baba me djersė nėr sjella, i skuqun nė ftyrė dhe shumė krenar qė djali po i granė kerrit, prej gėzimit gjujke me allti nėpėrmjet kulmit tė hapur. “Koka tranu krejt mahalla!!!”– konstatova.

  Po e hapi xhamin dhe nė krejt at hallakam prej piskamės, kėngės, rafallave, veshi po ma nxen fjalėn Pavarėsia. Kaaa, ēfarė budalle - pėr momentin mė erdh marre. Po nuk kan faj do, qe m`thojnė qe jam ma zi se shkau. Pavarsia ka ardh qe nji orė, e unė nuk jam krah. Ēka me bo, u bllokova krejtėsisht, nuk kam kallash, nuk kam as allti, as petarda nuk kam ble pėr Vit tė Ri, po ēfar ka*i shqiptari je more ti, tu e shajt vetėn dhe tu i mėshu me kry murit. Qysh me shpreh gezimin tashti?! Qysh me shpreh kėtė moment historik kur nuk kam bash as nji arm?!  Ēfar papaki, ēfar budalle, pavarsia erdh e unė i pa pėrgatitur, pa as nji plumb te shpija! M’erdh pak ma lehtė kur e kuptova qė unė as para luftės nuk kam pasė armatim, por mandej mė ra nė mend qė as kojshit e mi nuk kan pasė armatim, por tash kishin tė gjithė. Po duket, armatimin e kan siguru bash pėr kėtė ditė, se nuk shifsha arsye tjetėr, pasi qe e kena KFOR-in dhe SHPK-n pėr siguri.

 Gabimin trashanik qė nuk kam kurrfar armatimi nė shpi, ma hjeki fakti kur me ra nė mend qė une edhe ushtar kur kam qenė, nuk gjujsha me plumba fallc, dhe nuk mu ka duk kurrfar lezeti, sidomos kur e dijsha qe mandej ėshtė desht me e fshi pushkėn, dhe krejt ditėn me “drnq” (qashtu i thojshin njifar langut me t’cilin e fshishim pushkėn). Kadal-dale tu mendu qysh mi shpreh gezimin tim pėr ketė moment historik, mrriva deri te tavolina ku e pata tiketėn e bastorės dhe me nji potez t’shpejt e shkyva, e bona cop-e-grima, pa e ditė fare mos pahiri ja ka dhon Wigani Qelzit gol. Pse jo, kur mundet me ndodh pavarsija, pse jo edhe Wigani nė Londer me dhan gol!? Po du me ju tregu, qė sakrifica prej anės sime ka qenė e madhe.

I vesha teshat kur kam hy dhandėr, se mu dukėn ma tė pėrshtatshme pėr rastin. Dola jashtė, dhe pas disa shkallėve, u ktheva se me kėto tesha i bijke qė gruan e dua sa Kosovėn. Kaluan 15 minuta deri sa vendosa qysh me u vesh, se nuk e rroke kurrqysh, pasi qė hera e parė po e festoj pavarsinė. Ėshtė deshtė me i pasė teshat special tė blemė pėr ketė ditė. Kam ble tesha special pėr me u martu, e nuk kam tesha special pėr pavarėsi! Me  u martu mundet njeri plot herė, por pavarsija vjen vetėm nji herė dhe mua po mė  nxen tė papėrgatitur! Pasi qė nuk i pata aēik pėr kėtė rast, i kombinova teshat me cilat jam martu une me teshat qė i kam ble e kur mu ka martu dosti. Diqysh mendova, me tesha du me tregu qė gėzimi ėshtė i shumfishtė.

 Tuj zbritė shkallėve po e shoh njanin prej kojshive tuj e hap derėn ngadalė mos po e sheh dikush. Pėr ketė kojshi vetėm pritshim kur po na lajmrojnė qė e vranė, pasiqė goxha mirė ka bashkpunu me Svetėn dhe me djemtė e tij. Por, kaluan 8 vjet, dhe unė hala e kam kojshi. Kur m’pa, njė herė u tut, por mandej mė pyeti:

 “Ēka o ka bohet bre?!- Prej derės gjysmė tė hapur e  vrejta qė nė shtėpi i ka lėshu tė gjitha roletnet.“Kurgjo kojshi, bash kurgjo. E ka fitu Prishtina Mabetexin, dhe tash ka me luajt me Crvena Zvezden” – ia ktheva me t’shpejt, pa u ndal. Nuk e di qysh i ka kuptu kėto fjalė tė mija, por kur mbėrrina nė pėrdhes e ndėgjova gruan e tij tuj i thanė: “Hiqu budallės, a nuk po di me kon ki punė a?”

 Dola n`parking i cili kish nis me u zbraz pasi qė tė gjithė shkojshin ka qendra e qytetit. Mendova t’e marr kerrin, cili nuk e di pse ma pėrkujtoj shpalljėn e pavarsisė tė Shqiprisė! Ndoshta pėr shkak tė vjetėve?! Kerrin nuk e mora, pasiqė krejt kerret i kishin minimum ka katėr veta e vetėm shoferi i ulur nė vend tė vetin. Shumica e femrave ish e ulur nė xhama dhe gjysmėn e trupit e kishin jashtė. U vrejke qė femrat ishin tė ushtrume shumė mirė, dhe kane marrė eksperiencė prej shumė dasmave dhe synetijave cilat bėhen nė Kosovė.

 Provova me i thirrė dostat me telefon por nuk kish shansa - Vala 900 ish blloku totalisht prej thirrjeve te shumta. Tu ja lėshu nji t’shame Valės 900 po vjen dugojxhia cili krejt ditėn, prej punės madhe, luan me “settingsat” e Nokies, dhe ēdo 30 minuta ja ndėrron zilėn mobilit. Pasi qė e falėnderoi Allahun e Madh pėr ndihmėn qė ja dha popullit tė Kosovės, mė tregoi qė e ka thirr vėllain nė Suedi me 063-sh, mandej, me 064 e kish thirr babėn nė Gjermani, e me 062-sh e kish thirr motrėn e martune nė Austri. Kur mė erdh radha me folė, unė i thash qė e falėnderoj Amerikėn e Madhe pėr ndihmė qe ja dha popullit tė Kosovės dhe telefoninė mobile tė Serbisė pa t’cilėn ai nuk kish mujtė me  dėrgu myzhdet, pėrshėndetjet dhe urimet nėpėr krejt Evropėn.  

 Nuk pranova me hypė me to n’kerr, por u nisa n’kambė kah salla 1 tetori, dhe te semaforėt e  menzės studentave u binda qė jam shumė i aftė. Bllokadėn e kerreve qė ish bo nė semafora, nuk kish mujt me e zgjidh as Kofi Anani, bashkė me Marti Ahtisarin. Aty e kuptova sa e varfur ka qenė shpallja e pavarsisė sė Shqiprisė, pasiqė ata nė at kohė nuk kan pasė sirena tė kerreve. T’kota ishin pėrpjekjet e dy policve tė SHPK-s me e  zgjidh problemin. E vetmja gjė qe kishin mujt me bo ish me e restartu krejt udhėkryqin.

 Me aftesitė e mija e kuptova qė nuk kam shansa me mbrri deri tek Teatri Kombėtar dhe po vendosi me hy nė nji restorant i cili kish pasė muzikė live. Krejt kafja nė trans si dervishėt gjatė seancės sė shpimit. Gjysma e kafės ish ken mbi tavolina dhe nuk mujsha me dallu, cili e ka mikrofonin. Krejt kafja mbi tavolina, tu u kallė e hupė vehtėn, e mu tipi po vjen e po ma lyp nji kimik! “Kimiiiik?!! – po e pėrsėris, tu mos mujtė kurrqysh me kuptu, ēka, pse po i duhet kimiki nė kėto momente madhėshtore t’festės. “Po bre, po mė  duhet me shkru n’salvetė porosinė pėr kangė” – po m’bėrtet n’tupan t’veshit tipi cili setrėn e kish pasė Nikolas. “Cilėn kėngė po do m’e porositė?” – po e pyes, qė mos t’ma   hargjet kimikun palidhje. “Marrshin e UĒK-s” – me krenari po bėrtet tipi! “Nė cilėn Zonė Operative ke qenė nė UĒK?!” – si polic bo bohna bajat unė. “ Po unė nuk kam qenė direkt i kyqun, por kam qenė si logjistikė. Po, djali i hallės teme ka qenė ushtar” – me zo dukshėm ma tė ultė po pėrgjigjet nė  pytjen e dytė “Nikolasi”. Nė salvetė e shkruajti “tri (3) herė knoma kangėn marshi uēk”. Hala pa ma kthy kimikin, e mori edhe nji salvetė tjetėr dhe e shkruajti “nji (1) herė kėndoma kangėn marshi uēk”. Po get, i ra ndėr mend ēfarė patrioti ėshtė, dhe e mori edhe nji salvetė dhe edhe nji herė e porositi “Marshin e UĒK-s”. Tu ma kthy kimikin, po m’thot: “Ti, a nuk po do me porositė naj kangė, a? “E  kisha porositė bre, por qysh po e shoh, mua kėtu nuk s’po m’vijka rendi as mbas nji jave” – tu u arsyetu unė. Dola jashtė, pasiqė e quam n’eks ka nji gotė raki curaēao. Si e ēita hapin e parė pėrjashtė, ke kam m’shkel kerri i Ndihmės Shpejt. Nji herė mendova qė edhe ata po festojnė, por mandej mora vesh qe paskan ra nja tre veta prej kalit t’Skenderbeut. Tu e komentu ngjarjen, komentova qė duhet policia me ja nis hetimet, se qysh janė rrėzu prej nji kali aq tė sigurt. Ndoshta edhe vet Gjergji i ka shty prej atyhit, se ai nuk e ka duru bash gjithkend. Komenti im nė lidhje me Skenderbeun, i nxiti njerėzit tė kthehen mahinalisht ka busti i tij dhe aty mujtėn me i pa reth 10 djelmosha qė rritshin t’zvarur pėr pėrmendore, ose pėr do pjesė t’kalit. Skendėrbeu nuk ish kėrkah.  

 Pėr nji ēast mu ndalė zemra (si n’kangėn e Pirro Qakos dhe Rovena Dilos) kur e pashė nji hallakamė tė vėrtetė dhe nji rrėmuj tė papėrshkrueshme. Masa e njerėzve u lėkundke si me qenė t’ekspozuar kah nji frymė e fortė. U bo piskamė, ftyrat e njerėzve ndryshuan, dhe prej gėzimit e morėn dukjen e friksimit. Prej asaj rrėmuje nisi t’del tymi dhe mandej edhe flakė. Ha, na nuk mundemi me festu, pa kallė diēka – mė shkoj mendja. “Po e kallin flamurin” –  tha dikush dhe kjo informatė me efekt shigjete m`shkoi kah veshi. Ēfarė trima shkije kokan ata qė paskan pasė guxim me hy nė mes tė shqiptarėve nė kėtė moment dhe me na kallė flamurin?! Tu mendu, qysh se mora aparatin me fotografu aktin kur i vjerin shkijet prej sė gjalli para Teatrit Kombetar, dhe me e fitu edhe unė najherė ndonji shpėrblim pėr fotografi, kur, me bisht tė syrit e pashė flamurin, t’cilin s’e kam pa qysh prej vdekjės e Rugovės. Inteligjenca dhe aftėsia e shqiptarit mė tregoi qė ai tek ish flamuri cili po kallėt. Dhe, nuk po e kallshin shkijet, po shqiptarėt. Edhe unė, si shumica e qytetarėve tė mbledhur nė sheshin e Skendėrbeut, nuk dinim a me u gėzu pėr kalljen e kėtij flamuri, a me nis me kajt. Nuk e bom asnjanėn, po rrinim si budallė, se asnji regjisor nuk na ka tregu qysh duhet tash me u sillė dhe ēka me bo. Na kanė nxanė tė papėrgatitur. Mu kujtua filmi kur Ismail Qemaili e ven flamurin nė nji ballkon nė Vlorė me 28 Nėntor 1912-shit. Sa herė e kam kqyrė atė film e kurrė nuk m`paska shku mendja qė kam me qenė statist nė tė njėjtin film, vetėm me dallim qė baj pjesė nė Volume II. Nė kėtė versionin, Ismaili nuk ėshtė, ballkoni nuk ėshtė, Shqipėria nuk ėshtė, Vlora nuk ėshtė, flamuri... flamuri... flamuri... Ue?!! ēka vjen tash, a ėshtė, a nuk ėshtė?!! Flamur si tė Qemalit stėrmbushur sheshi, por nuk po ma rrok me pa Fatmir Sejdiun me tė njėjtin flamur para Teatrit Kombėtar. Regjisė duhet me ja q* nėnėn. Edhe pak orė dhe vjen festa e Flamurit, por ēka me bo nė kėtė moment, se?! Cilin flamur me e ngritė para Teatrit Kombėtar, se!? Definitivisht, regjisė duhet me ja q* nėnėn.

   U largova prej sheshit, se nuk kam kohė me pritė qė Qeveria ose Presidenca me shpall tender pėr zgjidhjen ideore tė flamurit nji shtetit tė ri me emėr Kosova. Tu kalu ka ish-Bankkosi, pėrball ish-Planikės, vrejta qė rendi para Ambasadės Zvicerane ish i njėjti si nji ditė ma pėrpara. Ata nuk kanė kohė me festu, se u ikė rendi. Kosova e fitovi pavarsinė e ata hala po presin nė rend pėr vizė! Nuk e dijnė qė mė se miri ėshtė nė vendin tėnd, edhepse nuk po m`bien n`mend kur ka qenė kėshtu.

 Tu fol vet-me-veti, nji lyps po mi lyp 50 cent. “Qysh po i lyp 50 cent, a e di qė e kena fitu pavarsinė dhe jena bo shtet?!” – deshta me tingllu si edukator. “Po e di. Ani, e ēka tash?” – ma kthej. “Ēka tash?! Ēka tash, a?! Hup more se po ta .....nuk po t’vjen marre me bo asi pytje!!”

Ne fund me ra n`mend qe fukaraja janė shumicė n`Kosovė dhe ne zgjedhje kishin mujt me fitu shumicėn.

Postune: 07.05.2006.

 

Po e kam problem, me fol pėr diēka qe nuk kam.

kliko kėtu - me pa foton origjinale

Postune: 29.04.2006.

Qysh po shkojnė punet, pas negocijatave, ka me pas punė pėr gjeometra.

Postune: 29.04.2006.

Sė pari mė ra n`sy, mandej m`ra edhe n`shtrat.

Pėr fotele, nuk duhesh me pas kry, po both.

Lajuni, pastrohuni, preni thonjet, fshini qyrat, glirni hunt, shkurtoni floket, para se me ardh nė Kosovė, se ketu mo nuk ka vend pėr brllog.

E takova mėsuesin pas 30 vite. Aj nuk me njofti, unė e njofta prej teshave.

Hera e parė, pata me bo emision pėr televizion, dhe nuk u tuta prej televizionit, se e kam te shpija, po kamera m`shashtrisi.

Krejt polemikat shqiptare janė: Une juve nuk ju kam nderpre, mos me nderpreni as ju mua.

Mu duk si njeri, mandej e pash qė koka magar.

Postune: 28.04.2006.

 

Postune: 26.04.2006.

 

SHTĖPIA PUBLIKE "QEVERIA" me rrospijat nga Kosova.

Postune: 22.04.2006.

 

Edhe na e kishim qitė ushtrinė nė kufi, po kurrkush nuk po na i tregon kufijtė!?

Postune: 14.04.2006.

 

                Babė, kur kena me e ble Golf 5-shin? Kur te del Golf 9-shi!                                                                       privatizimi nė Kosovė

Postune: 13.04.2006.

Po i kėqyri pastruesit e rrugėve tu u mundu me e fshi pluhurin dhe zdralin e Prishtinės. Badihava teknika e re, uji me shtypje t`madhe, kamionat me frqe te mdhaja, plot punėtorė me tesha te portokallta, zdrali nuk po heket, vetėm po e ndryshon formėn dhe po heket prej mesit rrugės, kishe mos me u pa. Prej asfaltit, zdrali po kapet ne kere dhe ne vitrina te dugojave, kamioni po kalon, zdrali po jet, nuk po zhduket. Po pse po fshinin, kur nuk po heket, ndoshta duhet me ndru tekniken, ndoshta ėshtė diēka tjetėr ne pyetje. Krejt qyteti i lepiten me pllakate te vjetra dhe billborda te gėrvishtur. Tu u mundu me i hek, kanė metė pjesėt e shkyne te tyre. Si zdrali edhe pllakatat po ėshtė veshtir me i hek, me i zhduk. Po tushiratemi ēdo dy, tri dit, dikush edhe ēdo ditė, pėr momentin po e hekim zdralin, por zdrali pėrsėri po kthehet, nuk po mundemi me e hek pėrgjithmonė. Sa mire qe ne Qeveri ose ne Kuvend nuk ėshtė kėshtu. Zdralin e hek, kur te do, pa kurfar problemi, si mos me pas qen kurrė.     xenini

Postune: 14.04.2006.

 

Jo gropa, po bunari "Ismet Beqiri" - Inspirim nga Koha Ditore, me gropat e shumta neper Prishtinė.

Postune: 14.04.2006.

 

Dikush e ka haru deren e hapur ne Veternik, e dikush xhamin qel nė Velani, e pastaj u bo promaj.

 

 

e-mail: xena@xenini.com

design by by by by by by by xenini

Counter

        me shku te vicat