www.xenini.com

 

  Prishtinė, 18 tetor 2004

Erdh koha me ju shkru pėrsėri se kanė ndrushu senet. Xenini pas pauzės tre mujore e ka ndru serverin dhe tash ka shumė mė shumė hapsin dhe mundėsi pėr transfer. Kaluan dy muaj ne serverin e ri dhe po pėrsėritet njėjti problem si pėrpara, po e hargjitni krejt transferin pėr njė muaj cili ėshtė 200 GB(ka qen 10 GB). Nuk kam qare pa e zvoglu sasin e video inqizimeve cilėt po i downlodoni se mandej po hargjitet transferi. Nėse vazhdon ky trend, ndoshta e zvogėloj edhe muzikėn. Po m`vjen keq por nuk kam qka me bo. Po ju tregoj me fotografi sa vizitor kan qen para disa dite: 4441 vizitor me datėn 12 tetor 2004. Paramendoni me ju ardh te shpija ose n`dugoj 4441 mysafir pėr njė ditė.

I falėnderoj tė gjithė ata qė m`shkruan e-maila dhe po flasin fjalė t`mira pėr mu.Sonte i hina "libres vizitorve" dhe e lexova prej fillimit. Pasi qė e lexova, shkova deri te pasqyrja dhe e kėqyra veten. 90% po thuni qė jam shumė i smut, ose i qart. Vetem di me ju tregu qė momentalisht jam ka mar difar vitamina dhe nuk jam as i smut as i qart. Disa veta po m`kritikojnė pėr dizajn dhe kanė tė drejt, por duheni me m`kuptu se dizajnin po e sakrifikoj pėr material (vica ose montazhat) qė po e qes. Nuk po muj me mri tė gjitha se jam 100% vet n`ket web. Pėr disa faqe kam haru qė ekzistojnė dhe nuk i kam prek moti, po ne t`rijin qaty. Qka po m`ēudit, qė shumė pak veta po m`shajin. Tash para zgjedhjeve disa po m`shajin qė po e zajebati Rugoven. Unė personalisht nuk e njoh, as nuk e kam pa kurrė n`zhivot live, dhe garant qė nuk kam me e pa se aj nuk del aty ku dal unė. Personalisht mendoj qė nuk mundet me qen njeri keq, por aj ėshtė personi ma i eksponuar nė Kosovė, dhe si qasi duhet mi hanger zajebancijat ma te mdhaja. Njerėzit pėrpara garant nuk kanė guxu me bo kėsi sene me Enver Hoxhen ose me Titen, por tash jetojmė nė demokraci dhe krejt interneti ėshtė i mbushen me montazhat e Bushit dhe Blerit, qashtu qė kėto sene mos i merrni ngatė zemre. Me bo montazha me fytyrėn teme, ose me njerėz qė i njeh shumė reth i ngushtė, kurrkujt nuk ka me ju duk interesant. Nė tjetrėn anė personalisht nuk jam i kėnaqen me politiken e partisė cilėn e kryeson aj, e si partia mė e fort e kanė pėrgjesin ma te madhe pėr gjendjen momentale. Unė nuk po shoh ndryshime pozitive nė jet. Ndėrtimet e egra po vazhdojnė, papunėsia katastrofale, kriminaliteti n`rritje, familjarizmi na kalli, korupsoni.....le mos t`foli mo se po e bojė krejt mut. Pėr kėsi sene ėshtė forumi "politika". M`falni por nuk ja boj "add" kurrkujt nė mesenger se kisha met vetem tu bo muhabet me juve. Kur tė keni diēka mė shkruani nė e-mail se unė shumė rallė i lexoj kėto senet ēka i shkruani ju nė "librin e vizitorėve". Kjo faqe u qel pėr juve jo pėr mu. Nėse keni fotografia tė mira tė politikanėve ose personave t`estradės mi dėrgoni mė e-mail se nė internet nuk po ka kurgjo e nuk po mujė me bo montazha. Nė kėto anketa nuk keni nevoj mu shajt ose me na tregu kush o peder e kush jebaq, po vetėm duheni me votu. Krejt mospajtime zgjidhni nė "FORUMIN POLITIKA". Nė kėtė faqe nuk keni nevojė me kliku dy ose tri herė nė pullėn "regjistrimi nė libėr" mjafton njė herė. Prej qė ekziston ky web sajt (maj 2003) hala kurrė nuk kam fshi naj koment qė e keni shkru, besoj qė nuk mė detyroni ta bojė kėtė. Kur po shkruani, po shkruani ma keq se unė, shkruani pak ma t`kjart se nuk po keni as pika, as presje, as germ t`madhe, as ......Nuk po di tjeter qka me ju shkru. Nėse nuk ju pėlqen webi, ose edhe ma keq, ju bon nervoz, shkoni me maus nė maje t`faqes nė anėn e djathtė dhe klikoni me t`majtėn "x" dhe webi ka me u mshel, se qashtu e kam programu. Duheni me e dit edhe nji sen shumė tė rėndėsishėm, qė ky sajt ėshtė i jemi. Po e pėrshėndes edhe sponzorin kryesor kėti webi "MISHTOREN FETI". Vlen tė permenden dosti jem Luani(Puqa) n`Kanadė, nepermjet cilit shkon pagesa per xenini.com dhe Vjollca dhe Remi ne New York cilet ndihmuan egzistimin e keti webi.

Edhe njė herė po ju tregoj qė ky web o, pėr me bo hajgare.

Poshtė o texti parė qė u shkrua para 1 viti.

 

 
   Pas plot insistimeve dhe kritikave, pse ky sajt se ka kėt faqe, kesh i deturuar, ta boj edhe unė.

Sajti ka nis si ide private, ku ka mujt me hi vetem nji reth i ngusht i njerzve, dhe mi kqyr video inqizimet, cilat s`kan mujt mu dergu me email, per shkak kufizimit internetit dhe inboxave ne email adresa. Pas kesaj, ndodhi qka ndodhi, dhe e-maillat e bonen te veten dhe mua mu ...po dini qka, se spo muj me ju lon pa senet cilat i kom ne kompjuterin dhe trunin(kapaciteti shum i kufizuar, dhe procesori i vjetrum).

Momentalisht sajti ēdo dit po i ka prej 300 e ka shku deri ne 645 vizitor mrena 24 orve. Pėr downlodime mos te foli, se po i qesin problem serverit, cili spo mundet mi percell, dhe ėshtė i kufizuar si ēdo gjė nė kėt bot. Sajti momentalisht i ka reth 480 Mbajta, e hapsira e pagune pėr nji vit ėshtė 800 Mbajt. Problemet po ndodhin nė komunikacion, se nė njejten koh, shum njerzit po downlodojnė. Ata qe po e regullojnė komunikacionin, po punojin sikur SHPK-ja nė semafora tė Prishtines.

Nė bazė te sajtit mund te shihni interesimet e mija, dhe mund te konkludoni, qė futboll ne sajt temin skeni me pa. Egziston mundesija mu qel dy foruma, po as njoni ska me qen me politik, se na e kuptojim politiken seriozisht, e ja marim inatin njoni tjeterin, qka sėshtė ideja ime, po pėrkundrazi, tė jena bashk, dhe ta ndrojim ket shoqri nė te mir, tu bo hajgare.

Sajti ėshtė 100% i jemi, dhe u bo pa ndihmen e kurkujt. Gjat punes me siguri boj gabime, edhe nė shkrim (edhe lexim), edhe nė upload ne server, edhe ne plot sene. Prej juve pres, ta shkruani nji e-mail te k**it, dhe ma tregoni gabimin, pėr me mujt mi permirsu. Plus asaj, shkruani e-maila te k**it, dhe propozoni diqka te re, ose dergoni naj vic, a naj inqizim, a naj kritik, a naj pare, a naj naj naj....

Ne sajt po kom vizitor prej krejt planetit, ku ka shqiptar. Me kėt leter po i pėrshėndes edhe shiptaret qė jan nė Irak edhe ne tjera vende te "nxeta". Po i pėrshėndes posaqėrisht kėta tė Kanades (kan lyp me ju qit muzik nė sajt - kam me ju plotsu deshiren), mandej tė Australis, dhe te Amerikes, se jan pak ma lerg, e kėta te Evropes, me tash aviokompanin vendore muj me i vizitu kur tė me qohet k... (gati kesh ka e shkruaj). Me vizitoret nga Shqiprija dhe Maqedonija po kam, shum problem, se spo e kuptojin gjuhen. Fakt, qė e kan problem, se sajti ėshtė i shkruar me nji mix sllengjeve(dijalekteve) tė Prishtines, Gjakoves, Llapit, Drenices, Pejes, ka srbizma, ka turcizma, edhe plot sene, qė as vet si kuptoj, ka dulen. Vicat nė gjuhen letrarqe, nuk dalin kurqysh, dhe sajti se ka karakterin mėsimor, ku mėsohet gjuha. Gjuha jonė, edhe ashtu prej srbizmave dhe turcizmave, po shendrohet nė italijanizma dhe anglizma, se ja q**a nanen me keta "izma". Ta pėrfundoj lidhje me gjuhen: ēdo gabim nė shkrim, ma shkruani, se jam shum larg expertit tė gjuhes shqipe - normal, nėse gabimi nuk ėshtė i bon me qėllim, pėr shkak mos hupjes origjinalitetit.

 Reth meje: Jam njeri, shqiptar, jetoj nė kryqytet tė UNMIK-ut, i kam kater shtylla dhe i dajė tė mirat dhe tė kqijat e krejt qytetarve dhe tė katunarve "tu" Kosoves.

                                                               

                                                                                    Pa ta pshur qet sajt, se kam lonė

                                          Pėr tė gjitha, lajmrou nė servisin e autorizum: xena@xenini.com

 
     

                                                                                                                           

 

 

 

 

 

 

Regjistrou, nė librin e vizitorve, dhe mos prito, shkruje naj koment, lidhje me sajt, ose nėse ki diqka inteligjent me shkruajt - shkruaje! E-mailin nuk ki nevoj mi shkru, se mundet dikush me te zajebat:

 

Libri vizitorėve
Emri ose niku: **
webi juaj (n`daē)**
e-mail (nėse je tek)
Mesazhi juaj. Lavdimi ose kritika(qkruj diqka) ??? **
 

                                                                                                           shko nė shtab

Counter