[ home] - [ video ] - [ lojra ] - [ vicatė ] - [ magicland ] - [ about me ] - [muzikė] - [zoom] - [ minirja ] - [ e-mail ]

Postune: 31.01.2006.

Si e pash unė varrimin e kryetarit Rugova.

Varrimin e kam pėrcjell prej banesės, pasi qe nji natė ma heret jam ngri ne rend para Kuvendit, duke prit me nderu kryetarin e Kosovės. Tu e kėqyr transmetimin, e paramendova veten si me qen serb i Kosovės. Nuk keni ide, sa interesant mu bo varrimi. Si serb i Kosovės, nuk mujsha me besu qe shqiptaret dinin te organizojnė diēka te tillė. Krejt funksionoje super, sallėn 25 majin nuk e njofta, plus i pash njerėzit brenda tu i desh palltat prej nxehtit. Si Serbin e Prishtinės, mė se shumti m`kallke prania e tipave te veshėn me uniforma si te ushtrisė. Neve, ndėrkombėtaret krejt kohen na thoshin qe TMK-ja nuk ėshtė ushtri. Kur i kam pa edhe tu gjuajt me pushkė, ke ka m`bien tfikt (da padnem u nesvest). Nėse qajo ēka pash ne TV, nuk ėshtė ushtri, atėherė ē`a ėshtė. Kurrė nuk kam pa, qe vatrogascat(zjarrfiksat) gjuanin me pushka. Neve ne Serbi po na thojnė qe ka me u kthy ushtria dhe policia jon ne Kosovė. Hajt ushtria, nuk kanė qen edhe aq shumė, po sa polici ish ne Kosovė. Nė televizion kisha bindje qe ka mė shumė, se ne kohėrat mė te mira te dashurit tonė Millosheviqit, cili i pafajshėm po kalbet ne burgun e Hagės. M`ra n`mend kur me shokėt e mi u pata paraqit ne polici si rezervist, e mi dhanė teshat dhe kallashnikovin e qysh e shprazėsha krejt “okvirin” prej ballkonit kur Zvezda e jepke gol tu luajt me Partizanin. Pas kėsaj qe pash, duhet me i ndru tabelat, se i kam hala ato te vjetrat PR, se me bo me m`nxon, mos po ma bojnė si na qe ju bojshim ne punktin te hotel Besiana. Fjalimi i Petersenit me nxoni tu ju pėrkthye ja 30 serbeve cilėt ishin mbledh me kėqyr varrimin. Nanen e Sorensenit, ken ka m`rahin mu, pasi qe ju pėrktheva edhe fjalinė e fundit, ku ky Jeseni gati nuk tha qe Kosova ka me u bo pavarur sa jam unė administrator. Mendojshin qe po bojė hajgare me ta. Nuk mundeshin te besojnė qe administratori i Kosovės i fol ato fjalė. Hiq ma i mirė se Sorenseni, nuk ke edhe Sollana, prej cilit edhe nuk kena prit mė mirė se aj na pat bombardu para ja 6,7 vite. Ne sall ku e pėrcjellshim varrimin nuk u dėgjoje mirė prej zhurmės te agregatit cili punoje krejt kohen, pasi qe shqiptaret mo nuk po na lėshojnė rrymėn, cilėn na nuk e kena mendjen me pagu. Pėrpara protestojshim, dhe pas nji jave na e lėshojshin, por prej qe ka ardh ky pisi i Danimarkės, e kanė bo njėfarė sistemi “ABC” me e leshu rrymėn, por po get neve na kanė shti ne “D”. Krejt me mall po e kujtojnė at Danezin tjetėr, Hakerupin, me cilin na pat thy. Hallakama mė e madhe ndodhi kur ne televizion u shfaqen edhe tradhtaret ma te mėdhenj te popullit serb, si qe janė Janez Drnovshek, Stipe Mesiq dhe sidomos Maqedoni Branko Crvenkovski. Dikush ne sall tha qe Maqedonia kurrė nuk ka me e pranu Kosovėn si shtet, e tjetri ja kthej qe maqedonet i kishin ndru librat e gjeografisė, dhe ne to po shkruaje qe Maqedonia kufizohet me Bullgarin, Greqinė, Shqipėrinė, Kosovėn dhe Serbin. Krejt ky varrim kjart tregon qe shqiptaret kanė qen ne koalicion me Sllovenin dhe Kroacinė pėr mi shkatėrru Serbin. Maqedonet hala nuk po e kuptojnė ēka i ka gjet ne momentin kur ju kanė dhanė drejtat shqiptareve, dhe Crvenkovski nuk ėshtė i vetėdijshėm qe se shpejti ka me pas mbiemrin “Kuqi”. Ne sall krejt u pajtuam, qe kur kena mujt me nejt nėn Turqit 500 vjet, kena me duru edhe nėn shqiptaret, por Serbia mė herėt ose mė vonė, ka me u kthye ne Kosovė. Pas kėtyre fjalėve, dikush ja nisi kėngėn “Bozhe Pravde” dhe te gjithė u quam n`kėmbė te vendosur qe te presim edhe 600 vjet, nėse ka nevojė. Qysh kem tu e kėndu himnin e ri te Serbisė, ne televizion ja nisi te intonohet himni i ri i Kosovės. Krejt mbetem n`kėmbė, tu mos besu, qe shipcat e paskan komponu edhe himnin cili dallon prej ati te Shqipėrisė. Tu e mbaru tekstin e kėngės “Bozhe Pravde”, ne kafe po hin njė polic bugar, cili mbeti i shokuar duke i pa 30 serb tu nejt n`kėmbė ne kafe, dhe plot tjerė ne televizion cilėt po ja japin nderin e fundit Ibrahim Rugovės. Automatikisht krejt u ulem dhe ne televizion u shfaq ne rendin e parė ministri pėr kthim ne qeverinė e Kosumit cili n`kėmbė i pėrcjellke himnet e Shqipėrisė dhe te Kosovės. Lajmrimin e Petkoviqit ne rendin e parė, shumica e serbeve e pėrcjelli duke e pėrmend tradhtarin e madh Serb – Kopiliqin. Pakėnaqėsinė totale e krijoj polici Bugar, cili si pėr veti ja nisi ti njeh atributet e njė shteti. Presidentin e paskan, flamurin e paskan, himnin e paskan, ushtrinė e paskan, policin e paskan, qeverinė e paskan, ministrat i paskan....numėrimin e ndaloj njė shishe e “shljivovices” cila kėrciti nė krye te policit bugar. Fotografia e varrimit humbi, pasi qe u harxhit benzina ne agregat. Duke e prit benzinėn, ne kafe ja nisen komentimet reth jetės dhe veprės e Ibrahim Rugovės. Shumica e biseduesve u pėrqendrua ne zgjedhjen paqėsore pėr cilėn u mundua krejt jetėn doktor Ibrahim Rugova. Bash kur ne kafe u krijua sa do pak njė atmosferė tolerante, pėrsėri u ndez televizioni EI NIS dhe ne ekran u shfaqen fytyrat e Hashim Thaēit, Fatmir Limės dhe Ramush Haradinajt. Nė moment, atmosfera e sallės 1 tetori, kaloj ne kafen tonė nė Graqanicė, kurrkush nuk e foli as njė fjalė. Shėtitjen deri te varrezat ne Velani, i kena pėrcjell si ne trans, duke u munduar me gjet numrin e njerėzve cilėt kanė dal ne ketė ftoftė. Njoni e krahasoj ketė fotografi me ditėn kur kanė hi trupat e NATO-s, e mbrapa tyre shqiptaret qe u kthejshin prej refugjatllukit ne Maqedoni. Tjetri dha mendimin, qe tash janė shumė mė shumė, kur bugari me salvet n`krye, prej inatit, e vlerėsoj qe janė 20 milion. Krejt kohen tu shpresu qe po ndodh diēka, ceremonia e varrimit kaloj perfekt. Nuk kisha mo ēka me ju pėrkthye, krejt e pamė vet ne televizion, krejt ato delegacione, delegacioni i Shqipėrisė, gjeth aj popull, policia, ushtria, flamuri, himni....Mbetem pa tekst, si qe ka me metė delegacioni i Serbisė ne negociatat pėr statusin e Kosovės.

 

 

e-mail: xena@xenini.com