|
|
||||||||
|
Special Police Report from Commander, Luitenant, Sergeant, Special agent Policja Minire pOlicja Agent 001…reporting from Prishtina , capital of Kosova under protektorat of Unmikistan. Edhe kete jave une Minire Policja sjell tek ju raportin e shpk-se permes valeve te radio Plusit. E dini qe me te miret bashkpunojn me me te miret prandaj policia e ka zgjedh radio Plusin. Kete jave kom qen pak e lodhun se I kena pas do fejesa e do ahengje te femrave demek dita te grave qysh I thojna na ne gjuhen amtare , prandaj edhe aksionet e mia ishin simbolike por megjithate me nje prapavij patriotike. Rasti I pare per te cilin do te ju tregoj ka ndodhur te hanen e kalume kur nga moti I lig nje kamion kishe dalur nga rruga dhe ishte rrutulluar duke shkaktuar keshtu bllokim komunikacioni ne magjistralen Prishtine-Mitrovice. Meqe rasti nuk ishte I rende ne vendin e ngjarjes komandanti kishte derguar nje patrolle me polic te sapo-diplomuar. Po cfare ngjarje qesharake eshte haj medet keni em dek tu keshe. Shkojn dy polic me shkru raportin , kamioni I rrutulluar kishte bere qe edhe barra e ngarkuar te derdhej ne rruge. Mas 2 ore hulumtimi se cfare ishte lenda ne fjale keta dy policet e rij kishin thirre ne perforcim edhe dy patrolla te tjera, edhe keta nuk ia dolen ta identifikojne barren e kamionit. Po na thirrin mu e Avdylin na dy tu pi qaj ne qajtore te hamiti, u qum I lam qajat ne gjyste …beli valla me ju kallxu drtjet ethet um hinen thash me veti paska najfar lende radio-aktive qe spo mujn me e zbulu ….shpejtuam me Avdylin deri ne vendin e ngjarjes. Kur arritem aty po ju tham a e shkrujtet raportin po thojn valla e kena shkru po nuk jena te sigurt e morra raportin pe lexoj po shkrun “ne kilometrin e 4-te te magjistrales Prishtine Mitrovicxe u rrutullu kamioni qe ishte I ngarkuar me rasad te kacijave…thash cka …rasad te kacijave…po ku keni pa ju qe egziston rasadi I kacijave…po ma bojn ata dy brucoshat se qashtu I thirrum na, tha po hajde kqyre oj Minire plot edhe ish fare e bardhe e kacijave …kur po shkoj cka em pa ….ish mush rruga me luge te makiatove…e tja kom nise me keshe ahhaaahhhaaaa…thash po sjeni ne veti po keto jane luge te plastikes per makiato e jo fidane te kacijave …e u bona nervoz qe hala po pranojn ne polici qesi gjytyrymash qe jane sakat ne kry…e ti hypi gjipit thash Avdyl maju vellau jem se du me ja shkele…e te mushi gaz aaaaaahhhaaaaaaaa…ihaaaaa mu duke vetja si ne Konkord asi raketa te shpejtaaa…aaaahhhaaaaa….veq kur tum ka dale perpara ni lope …munouhu me frenu ska…shkel frenin nuk ka… aaaaaaahhhh shkojke gjipi 160 ne ore…thash o Avdyl a eshte ne rregull qyky gjip tha valla minire me doket qe I ka shkru cilindri kryesor I frenimit…thash mos bre po pse spo kallxon …e mundohu me frenu …ja nisi kerri me shku zhag e drejt e ne lope… kur jena dal prej kerrit cka me pa zorret jashte …e ju drejtova lopes “eh moj gjyvene po cfare e mire te qoi qe dole ne rruge…e paske pase te shkruar nga I madhi zot me u bo posterrm per dimmer …por ja qe une ta morra shpirtin ne menyre tragjike”…e morra avdylin e shkum te pronari I lopes…pas shume peripetive e gjetum…thash “mixh ta kom myte lopen ..thash sa pare I lyp mixhe se dhe jum bo …”tha me mixhen jo qe dicka po koke burrnesh edhe po me doket po ta njoh zanin, mos je Minirja ti” thash po vet bre Mixhe…”tha eh bre Minire koke shpirtbardhe e hallall te qofte gjaku I lopes se nuk du damshperblim…thash Ja mixh nuk bon keshtu …tha jo Minire zine qe e kom pre kurban per shpirt tannin se shume po rrezikon duke u munduar ne te mire te Kosoves…edhe Minire mos ta nine se veshtire eshte me kriju paqe e rahati ne Kosove se lope kena sa te dush…”keshtu mixha me la pa text…se fundi kerkoj nje minut hestje per Laren e mixhes shaban e cila vdiq tragjikisht ne magjistralen Prishtine – Mitrovic….lavdi … Lara vdiq nuk eshte me ne mesin tone por qysh tha mixha shyqyr qe ka lane pasardhes plot ne Kosove.
Hajt see ju baj baj …koka-kolla evri dej …ju don dhe ju pershendet perzemersisht policja Minire Policja Agjent 001…minirepolicja@hotmail.com |
||||||||
|