UDHĖPĖRSHKRIM

NGA

NEPALI

 

 

Vėrshim Hatipi

 

 

 

 

Kaptina 1. O Peru ta hanksha...qukin

 

Mirėdita nga Kathmandu, Nepal.

 

Fjalėn 'Quk' do ta pėrdori pak si shpesh, dhe besoj se do tė jeni mirėnjohės pėr faktin qė po e pėrdori fjalėn mė pėrkėdhelėse qė ekziston pėr mu atė send.

 

Dita 1. E premtė, 27 Shkurt 2004

 

Nė kėtė pushim tė pėrmasave epike u nisa me Mervyn, shok imi i studimeve, dhe vėllaun e tij Leigh tė cilin do ta takoja sefte.  Mervyn mė pat tregu se Leigh e ka nifar lloj tė mete nė njė formė tė zbutur e autizmit.  Mangėsia mė e madhe e tij ishte nė formė tė bėlbzimit.  Sidoqoftė, pse mos tė kėnaqet edhe ai.

 

U takum nė aeroport, shumė mirė, u njoftum, unė i pregaditun ding sende pėr fėrfllazat dhe ftoftėsitė e Himalajeve.

 

I hypėm aeroplanit tė Gulf Airlines, dhe nuk ishin diēka tė veēantė mund tė them sa i pėrket shėrbimit.  Vlen vetėm tė pėrmendet se kur u bė e shtunė nė mėnges ateruam nė ishullin mbretėror arabik tė Bahrain, ku prostitucioni, bixhozi, rakija, etj. etj. ishin tė gjitha legjitime, gjė shumė e ēuditshme pėr

njė shtet arabik.

 

Mė nė fund, mas s'di sa vonimeve, jo pėr shkak tė mjegullės, jo kėsaj, jo asaj, u lodha koxha shumė, por shyqyr mbėrrimė nė Kathmandu.

 

Dur, dur, se qitash bohet interesant :-)

 

 

Dita 2. E shtunė, 28 Shkurt 2004

 

Mbrimė shumė vonė, gati ora 7 mbramje edhe i pritshim ranacat me na dalė nėpėr shirit.  Shqiptarėt s'bon assesi me u anku qė marrin shumė sende n'aeroplan.   Masi i pashė nepalezt mu ndrru mendja totalisht.  Paketa kubike tė televizionit ka 1.5m me 1.5m, edhe tona t'mbshtjellne me jorgana tepėr t'pėrlytė e t'lidhne me do spaga. Gėrdinė me ta qu.  Plus era aeroportit i vijke chicken curry.

 

Dulėm ma n'fund, krejt sendet me veti.  Jashtė, si nė ēdo vend ku ka mbretėru njėfar mot-moti njė civilizum i avancum, na pritėn turma e gjinve qė u dukshin si kamariera t'restoraneve tandoori, por tė zhyllaftė.  Normal, dojshin me na ofru taksi se bukėn qaty e kishin.  Nė fund i pagum 250 rupi (rreth 2 funta) pėr deri nė hotel.

 

Qyteti ēka me ju kallxu, katastrofė pėrtej katastrofe.  Peruja mu duk lule e dritė nė krahasim me ēka pashė kėtu, se pos gjinve tė tepėrm, kishte edhe lopė qė shyqyr s'bojshin muuuu. Era varfni i vijke, bėrllog gjithkah, nė ēdo skutė e nė ēdo bander (mos me thanė shtyllė), sirenat gjithkah tuj buru (buru rrjedh prej fjalės 'buri'), pluhun, cukla, e unė ton kohėn rrijsha me dert mos po m'bjen ranaci prej gepekut qė s'u mshelke e rrijke pėrpjetė.

 

Mbrimė nė hotel ku ndejtėm pėr 250 rupi. Dhoma veq qė s'bėrtitke "Aman lyjėmni e nderqėmni". Banjo poashtu.

 

Ingllishat natyrisht sendin e parė qė e bonė ishte njė tush, e unė e bona qishėn, pijsha cigare dhe thojsha me veti 'oj kuku'.

 

Mandej dulėm pakėz me u shėtitė. Kuku, kuku, kuku qfar vendi oooo zot.  Qaj bėrllogu qė ju kallxova nėpėr bandera, lopėt hajshin bėrllog. U shtyjshin me qej edhe me pula. Kryeqytet kishe. Magjupshtihone s'thojnė badihava. A po nima, harrova me ju tregu qė bėrllogu kėtu po u djegke ton kohėn, si tyneherė nė PR, se s'po e mbledhke askush.

 

Shpijat e vjetra ishin shumė interesant, me dru tė gravirum diēka fenomenal, por secila shtėpi i kishte edhe 40-50 kablla elektrik, gjysma e tyne tė gatshėm me e pėrēu rrymėn deri nė trup tandin nėse nuk ke kujdes e i prekė.

 

Pamė edhe tempuj tė shumtė hindu dhe tibetanė, asi me kate katrore nė formė tė piramidės qė ta bėnte me dije se je nė vend ku religjioni ėshtė sendi mė i rėndėsishėm. Si tyrbe hesapi nė ēdo kthesė ku po i prejshin pulat e kingjat nė mėnyrė kurbano-hallalli-stike.

 

Restorani i vetėm qė e pamė qelė nė ora 10pm ishte nji vend palidhje, tepėr i pėrlytė, por s'patėm qare pa hangėr.  Unė mora pilaf me perime, se s'bon mish me hangėr.  Dy javė pa mish, ueeeeeeee, ueeeeee, ueeeeee (jo 'ue' kur habitėsh, por bebat kur qajnė).

 

Shkum nė hotel me fjetė se ishim tė shkallmum.  Shqiptarėt e kanė njė lojė/fore shumė palidhje dhe irituse:

 

"A ke ndi diēka mbramė?"

"Jo."

"Eh, t'paska hi pa prekė."

 

Belivalla qysh kesh i lodhshėm qatė natė, tybe as unė s'kisha ni send.

 

 

 

Kaptina 2. Let the games begin.

 

Dita 3. E dielė, 29 Mars 2004.

 

Dita e brishtė, nafaka e prishtė.  E huēėm autobusin pėr Siabru Beysi (1470m naltėsi mbidetare), ku do ta fillonim ngjitjen nėpėr Himale. Por njė pėrparsi e tė qenit evropian ėshtė se gjithēka nė azi ėshtė belesh. E murrėm xhipin Tojota i cili cepatke nėpėr rrugė shumė tė kqija pėr 50 funta.  Ma pėrpara hangrėm mėngjes nė njė restoran n'kulm t'shpisė (duhet n'PR dikush me qelė njė qėsi restorani se boll u bo me podruma) edhe e kqyrshim Kathmandu-nė, ose ma mirė me thanė, e kqyrshim tymin e Kathmandusė duke u knaqė me ve n'sy.

 

 

ĒKA MENDOJNĖ KAFSHĖT?

 

Rrugės pamja e natyrės ishte shumė e bukur. Tokat e punume pėr merak, luginat me lloj-lloj ngjyra, nima ishte mirė.  Shoferi jonė, me xhip shumė tė shpejtė kalonte rrugės, e mu duk shumė interesant qysh, as lopėt, as gomarėt, sidomos jo qejtė, e ēak as pulat s'livritshin kur ju kalojshim shumė afėr.  Zahėr i kishin mėsu dimenzionet e kerreve edhe konceptin e lluftit.

 

Mandej e pyta Mervynin (se Leigh vėshtirė e kish me u shprehė), muhabet qė u shėndru disi Tarantino style:

 

V:  How clever are animals?

M: How the hell should I know!? Reasonably.

V:  Hmmm. The reason I'm asking is that I've noticed these animals aren't budging when we drive past.

M: Why, I don't know.

V:  I was thinking, do they learn that a car is car, and a human is a human? But more importantly, do they know that when a car is coming there must be a human inside driving it, as it sure as hell doesn't run by itself?  Does a chicken or a dog think: "Oh, here comes a car with a human inside"?

M: I think dogs are pretty intelligent.  You see them happily running towards the car as they know their owner is going to come out of it. But chickens, hmmm, I'm not so sure.  All they think about is where they're going to get the next piece of grain or bread, and of course, when they're going to shit.

V:  Hmmm, yes, I couldn't disagree with that.

 

LUFTA GUERILE

 

Kur u nėnshkruva pėr tė ardhė nė Nepal, vetėm rrej nėse thom se kom ditė diēka pėr kėtė shtet. Gjatė fluturimit Mervyn mė informoi sado pak.  Sė pari Nepali ėshtė monarki. Nė vitin 1991 mbreti kishte pranu qė tė bohet parlamenti pėr tė marrė vendime, por deputetėt kishin qenė aq tė korruptum dhe jo-efikasė, sa qė mbreti e kishte shpėrba parlamentin dhe kishte pru pėrsėri kushtetutėn feudale. Kjo i kishte idhnu shumė komunistat (idhtarė tė ideologjisė tė diktatorit kinez Mao Ce Dung) tė quajtur Maoista dhe kishin fillu nga pak luftėn guerile. Kjo luftė guerile kishte marrė pėrmasa tė mėdha kur mbreti i Nepalit i kishte vra krejt familjen e vet, e edhe vetėn, pėr shkak se nona dhe baba s'e kishin lanė me u martu me vajzėn qė ky e kishte dashtė. Pak ekstreme kjo vepra e tij, por ēka me bo.

 

Nejse, ēėshtja e sigurisė ishte ēėshtje shumė serioze kėtu, dhe rrugės me xhip e pamė njė kamion tė cilin Maoistat e kishin bombue hiq ma larg se 24 orė pėrpara, duke e vrarė shoferin. Pak fillova me u frigu, por e dijsha ton kohėn qė zoti ka plane ma tė mėdhaja pėr mu se me vdekė rrugve t'killafta t'Nepalit.

 

E TASH PAK PĖR AUTOBUSA

 

Mbrimė nė Dunche ku taksisti s'mujke me shku ma tutje dhe u kthy pėr Kathmandu. Ne e kishim tejkalu autobusin tė cilin e kishim huēė, i blemė biletat pėr Parkun Nacional Langtang (1000 rupi, 7.5 funta), edhe e pritėm aftomobusin pėr Siabru Beysi.

 

Nepali masi n'veri t'Indisė edhe me shumė fetarė tė hinduizmit i kishte shumė tabijate tė Indisė. Autobusi i vogėl me 14 ulėse i kishte 20 vetė tė ulun, 14 vetė nė kėmbė, 26 vetė nė tavan, edhe 4 vetė qė mbaheshin anash. Kėta 14 vetė nė kėmbė rrishin pėrmbi thasė tė orizit dhe patateve e domateve, por shyqyr shoferi nuk e la njenin me hi bashkė me cjap, se qat'herė s'di ēka leshin ish bo.

 

Sa u ndalke sa i niske autobusi, 15km rrugė zgjatėn gjithsej sa njė lojė e futbollit me gjithė pauzė, nervat fillun me mė vlu totalisht. Qaq shumė kcejke autobusi nėpėr gropa, sa qė Leigh i mshoi tavanit me kry dhe e ēeli varrė. I pikojke gjak tė shkretit, por dikur mbrimė shyqyr.  Si dola u shlirova dhe u pėrbetova qė unė me kėtė autobus ma kurrė me udhtu nėpėr qat rrugė tė ngushtė dhe tė keqe, sidomos masi nė nji moment rrota e mbrapme (mbi tė cilėn unė isha i ulur) e huqi rrugėn. Poshtė ishte pingul sė paku 1km.

 

EH TASH PĖR SIABRU BEYSI

 

Ky katund e kishte popullatėn tibetane.  Refugjatė kėta me gjenerata tė ikun nga Kina.  Bėrllog kishte normal rrugėve, por ishte vend i qetė dhe i kandshėm. E zgjodhėm hotel/motel/hostelin. Banjon e kishte tė pėrbashkėt. Dhoma 100 rupi, demek 75p. Badihava. Hangrėm ushqim tradicional nepalez 'Dal Bhat' qė pėrmbante natyrisht oriz, dhe anash curry perimesh tė gjelbėrta, supė dhe coliflower (ajo si brokolli e bardhė).  Isha untė dhe mė pėlqeu, morra dyfish (eat as much as you like fazoni me dal bhat ish). Ēmimi, 90 rupi, 70p.

 

Kėtu i takum njė familje holandeze, nonė, babė dhe 2 qika t'moshės pėr mu martu (demek pėrmbi 18 vjet), dhe njė gru gati 50 vjeqe qė si e pashė, pėrkundėr hundės jo aq tė madhe, e kom ditė qė osht jahudike. N'fakt, njė herė mu duk si shkinė por tuj e ditė qė s'ka shkina n'Himalaje por n'Bahame, me proces t'eliminimit e qėllova kombsinė e saj. 1. Llazhna pllavushė. 2. Flokėt e sprejirata e t'fryme hata.

3. Gojėn e madhe. 4. Buzėt e trasha dhe tė lyme shumė thu se ka dalė n'korzė. 5. Unaza t'arit. 6. Syzat e mėdha qė ja mblojshin ftyrėn krejt. 80s throwback, ose shqip, e villme e tė tetdhetave.  Kishte qenė vet.

 

U relaksova pėrkundėr prezencės irituse tė jahudikės, shkova me bo tush (mas ingllishave), e para asaj e shfrytėzova rastin me e bo kakėn, qė kur t'lahna si ēdo musliman i mirė me e la bothėn me sapun qė me ardhė era misk.

 

Rrashė nė gjumė dhe pashė nė ėndėrr qysh ma kanė ngjitė kllampėn nė Volvo-nė time. U bona tym edhe i bėrtitsha motrės pse s'ėshtė kujdes se pėrgjegjsia kishte qenė e saj. Lave-lave.

 

 

vazhdo

 Counter