Kaptina 3. O Zot.

 

Dita 4. E hėnė, 1 Mars 2004

 

Tė gjithė thojnė se mirė ėshtė me ja nisė sendeve tė hanėn, e sidomos nė fillim tė muajit. U zgjova dhe u gėzova tepėr qė Volvo-nė e kam tė parkum para shtėpisė e aty s'ka kllampa. Hangrėm mėngjes, pimė ēaj, u bomė gati, dhe i pimė cigaret e fundit sepse dojshim me shfrytėzu kėtė rast me e lanė kėtė shprehi ndėr mė tė kėqijat.

 

NISJA

 

Tė veshun tamam si amatorė u nisėm.  Ranacat nė shpindė (14kg unė, 15kg Mervyn edhe 19kg Leigh).  Sė pari zbritėm shkallėve pėr ta gjetė shtegun, u nėnshkruam nė librin e armatės dhe e kaluam lumin Bhote Kosi ku patjetėr do tė lundroj nė tė ardhmen.

 

Mė brengoste pak Leigh, sepse nuk kishte vėshtirėsi vetėm nė tė folur, por edhe nė logjikė. Pos asaj nuk ishte fare i pregaditun fizikisht e plus kėsaj e kishte ranacin mė tė rėndė me turli sende qė ja kishte paketu nana.

 

Dita qe e pėrsosur, me diel, tash lumin nė tė majtė e kishim 'Sun Kosi' dhe ngjiteshim ngadalė. Shtegu ishte me dhe, e te naltzet ishin tė bėra me gurė nga llokallcat. Ca tė nalta, ca tė ulėta, por prap-se-prap tė vėshtira.  Mbas nja 1 ore tė ngjitme tenaltze u nxemė aq shumė, sa qė u ndalėm t'i heqim duksat,

pantollėt e gjata, unė besa edhe dorėzat.  Shumė ngadalė shkoi kjo procedurė, sidomos pėr Leigh, sa qė familja holandeze e cila akoma nuk i kishte pėrfundu ēajat kur ne u nisėm, na kalun.

 

Pse me rrejtė, m'erdh inat shumė me m'tejkalu dy pjesėtarė tė moshės sė mesme edhe dy vasha (edhepse njena prej vashave kėtė punė e kishte hobi).  Si ja ndreqėm Leigh-ut torbėn (se s'kish hajr prej tij), u nisėm edhe unė nisa me e forsiratė tempon e shpejtė.

 

 

BITISJA

 

I pamė holandezėt nė largėsi edhe unė s'u rrahatova deri sa i kalum bash kur ata kishin qenė duke pushu pak.  Posa i kalum edhe ata u nisėn pas nesh. Nė kėtė ēast Mervyn e mori timonin, unė isha pas, dhe Leigh nė vend tė tretė. Ishte shumė bukur, lumi dukej poshtė sė paku 150m, nė brigje gurėt e mėdhenj me tonelata, mali gati pingul, drunjė pėrmbi ne, barishte, dielli qė tė nxente dhe posa erdh faza mė e vėshtirė e ngjitjes deri atėherė. Mė e vėshtira sepse zgjati shumė tė them nja 5 minuta ngjitje me shkallė tė ngushta dhe mjaft pingule.

 

Taman erdha nė shteg tė rrafshėt ku mund tė relaksoheshim duke hecur qetė. Mervyn e kisha pėrpara, dhe e ndiva Leigh se si ia doli edhe shkallės sė fundit.  Ishim mjaft tė rraskapitur kur Leigh thirri: "Mervyn can we stop?".

 

Nė atė ēast u ktheva ta shiqoj Leigh-un, por nė vend se ta shoh atė, ia pashė vetėm duart se si i shpejtuan teposhtė malit.  Leigh bėrtiti "Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa" por edhe ajo u shua. Kishte ra poshtė malit prej 75-80 gradėsh, tepėr pingul, e nuk kishte as drunjė qė ta ndalin.  I vetmi vend ku mund tė ndalej ishte nė gurt e lumit.  Nuk shifej fare dhe lumi shuante ēdo zhurmė tjetėr.

 

Mervyn-i e kapi kokėn se e pa vėllaun duke rra nė vdekje.  Leigh edhe po tė ishte ndalė dikund, nuk kishte se kush tė shkonte ta bjerė naltė. Tepėr pjerrėt. E njeriu s'mundet me u mbajtė shumė gjatė, dikur tė lėshojnė duart. Fshati ishte 45 minuta larg (masi teposhtze).

 

Unė dhe holandezja me pėrvojė u nisėm pėr nė fshat prap se prap, pėr tė thirrė ndihmė satelitore, helikopteristike, ēfare do.  Duke zbritė holdandezja vazhdoi pėr fshat e unė e pashė se mund tė zbres te lumi dhe t'i afrohem pėrmes bregut. Pritsha, mos kurgjo, me pa shumė gjak.

 

Por, qe njė pjesė 10 metėrshe me ujėvarė ku nuk mund tė kaloja kurqysh. Gurėt ishin shumė tė rrėshqitshėm, sa e qitsha kamėn, m'rrėshqitke fiju. Desh kpucat, provo n't'katėrtat, kurqysh s'e hajke, veq e shifsha qysh po m'hyn kama n'mes tri-katėr gurve e t'm'thehėt. Ndoshta kom mujt me rreziku mė shumė, nuk e di, por ēdo gjė kishte qenė rrezik i madh. Mbas gjysė ore mendimi, logjikimi, u dorėzova dhe u nisa te naltė ta ngushėlloj Mervyn-in.

 

Kur mbriva naltė, udhėprijėsi tibetan i holandezėve disi, nuk di si, kishte zbritė malit dhe i ndihmonte Leigh tė hypė ngadalė.  Kur erdhėn deri diku, e bomė njė zingjir prej njerzish, unė nė rrafsh (mbrriva I fundit :-), baba holandez u mbajke nė shall tė cilin e mbajsha unė, Mervyn-i edhe holandezi poashtu ishin tė lidhun me njė shall tjetėr, veq kur ja pashė ftyrėn e Leigh, i gjallė. Erdh nė rrafsh.

 

Lene qė i gjallė, por as kurgjo tė thyme.  I gėrvishtun gjithkah edhe gojėn pėrplot dhe, por s'ish gajle kjo.  Bash aty ku bregu bohej 90 shkallė, disi ishte kapė nė dy barishte, dhe ishte mbajtė deri sa tibetani e ka ngrehė pak mė lartė, aty ku ka mundė qė sė paku ta qesė peshėn nė kėmbė.

 

Tė tronditur, por tė lumtur pėrstepėrmi, u kthyem nė fshat. Porositėm Coca-Cola edhe cigare. Nuk folshim hiq, nja njė orė s'kemi folė send, secili duke e ripėrjetu nė kokė ēka ka ndodhė. Dikur ja nisėm me qeshė e me qeshė, s'ndaleshim hiq, e shaj njeni-tjetrin, e tė tonat. Ishim tė gėzum.

 

Vendosėm tė kthehemi nė Londėr.

 

HAMENDJA

 

Mbas gjith kėsaj, krejt ēka dojshim me bo ishte me fjetė. Kur u zgjova Mervyn po hyn nė dhomė dhe po thotė:

 

M: Vėrshim, why don't you still continue on your own?

V:  On my own? You must be fucking crazy.

M: Look, if Leigh wasn't disabled and didn't need someone to change the ticket for him, to take him to the airport, check him in, and all the rest of it, I'd also be here, but he needs my help. There's always someone doing the trek you're doing, so you can team up with others.

V:  I don't know Merv, the thought hadn't crossed my mind, and now you've only given me a problem. Now that I think about it, I'm very scared.

M: Well, think about it, but don't under any circumstances feel obliged to come back to London.  I may even stay myself and do the Helembu Trek, meet you half way.

V:  OK, I'll think about it, but I think I'm catching the bus with you tomorrow.

 

PATRICK AND JO

 

Patrick and Jo, ēift ky nga Ipswich ishin duke udhtu qe njė vit e gjysė nėpėr Azi. Pak tepėr pėr hesap temin, veq nejse, secili i din punt e veta.  I tregum se ēka ka ndodhė, dhe Jo-sė i hupi ftyra krejt.  Edhe ata po e bojshin Langtang Trek, sikur ne, dhe mu mbush mendja qė tė nisem vetėm (me ta). E dijsha qė me frikėn duhet me u ballafaqu sa mė shpejtė, dhe se vetėm ditėn e parė do ta kem tė vėshtirė.

 

Nuk fjeta fare mirė.

 

 

 

Kaptina 4. Frikė, frikė dhe vetėm frikė

 

Dita 5. E martė, 2 Mars 2004

 

U zgjova herėt, shumė herėt, por e shfrytėzova rastin t'ju siguroj sė paku ulėset nė autobus dy shokėve. I pėrcolla dhe mbeta sikur Agimi dhe Zana kur e kanė humbė rrugėn.

 

UDHĖPRIJĖSI

 

Vendosa tė shkoj nė Gosaikund Trek, por nuk kishte asnjė turist qė nisej pėr andej. Mu desht tė kėrkoj udhėprijės i cili do tė ma tregonte shtegun e saktė. I ofroja 400 rupi (rreth 3 funta) nė ditė, plus haja dhe fjetja, se aq shkojshin ēmimet. Gjinja i lypshin kah $10, qė m'vijke inat me i dhanė, se as s'kishin me bajtė ranac, as kurgjo.  Pėr qat ēmim i vetmi qė u lajmru ishte njė djalė 10 vjeqar, me sandalle, i cili kurrė s'kishte qenė nė Gosaikund.  Tipi erdh me sandalle, e Gosaikundi ėshtė shumė pjesė e ftoftė, ku hiq mė larg se 2 javė pėrpara njė franqeze ishte ngri.

 

NISJA 2

 

I prita Patrick dhe Jo dhe u nisėm pėr nė Langtang Trek. Pėr mos t'ju pengu shumė, hecsha 20 metra mbas tyne. Patrick kishte lexu pėr njė shteg tjetėr prej atij qė morrėm dje, dhe ishe bukur mė i lehtė. Problemi i vetėm ishte se mos e ka marrė lumi i vrrullshėm urėn prej cungu. Fatmirėsisht cungu ishte aty, por gjithė kohėn unė isha nėn frikė se mos po rrėzohem, me ē'rast edhe ngritja probabilitetin pėr tu rrėzu.

 

 

JOE DHE ROLLAND

 

Hyp te naltė 300 metra, zhdryp mandej 200, gjithė kohėn kėshtu. kurqysh s'mu dukke qė po mbrijmė te caku i parė. U killava plotėsisht, gjithė kohėn tuj i thanė vetės "Shumė vėshtirė, shumė vėshtirė, po kthehna, po kthehna".  Mbas 2 orėsh mbrrimė te njė ujėvarė 100 metėrshe qė e ushqente Sun Kosin. Aty ishte njė shtėpi drasash e njė farmeri i cili shiste ēaj. U ndalėm me pi dhe nė atė moment erdhėn dy amerikanė, Joe dhe Rolland.  U njoftum edhe folshim sende t'lehta.

 

V:  So, which part of the States are you from?

J:  I'm actually Canadian.

V:  I can never tell the difference.

J:  Most people can't, but I'll give you a hint, we're generally better looking.

V:  You gave me no chance though, wearing that Coca-Cola shirt.

J:  Oh this was an accident. There's a lot of Americans passing themselves to the Nepalese as Canadians, in case they're Maoists who'll give them hell.

 

AKOMA HECJE

 

Mbas njė pjese tepėr tė vėshtirė tė hecjes edhe nja 1 orė e gjysė tjetėr, ku e mallkojsha vetėn qė jom ku jom, e qė kom marrė qaq shumė sende, mbėrrimė nė Bamboo Lodge (1920m) ku do t'hajshim drekė. S'kisha apetit e hangra diēka veq hajt sa me thanė, ve po m'duket. Joe dhe Rolland (i cili e kishte shkrujtė nacionalitetin: Texas), ishin veq aty. Bomė hala muhabet dhe ata prap u nisėn para nesh. Kur Jo diēka nisi me u anku prej barkut.

 

BARKU

 

Hec pak, Jo lypke me u ndalė se s'mujke me hecė. Patrick kujtojke qė e ka prej naltėsisė mbidetare, e cila dihet qė s'tė kaplon kur je pėrfundi 2400m. Unė, por s'guxojsha me folė se m'vijke keq, dojsha me thanė qė e ka koktel prej mishit qė e ka hangėr 1 ditė pėrpara (e n'Nepal s'bon me hangėr mish nėse s'je i Nepalit) edhe prej tregimit tė Leigh.  Krejt teposhtze te naltze, mbrrimė diqysh nė Langtang View Lodge (2100m) mbas nja 2 orėsh. Ranaci veq ma kish nalė krejt qarkullimin e gjakut nė durė, plus duhesha me pritė me ton atė ranac nė shpinė (kėrkoj ndjesė qė s'po e di fjalėn shqipe pėr ranac).

 

Kėtu Jo vendosi me bo kakiqkėn, por nė proces e sipėr i rranė syzat e diellėt nė quqavc. I nxurr dhe i lau nė kru.  Erdhėm te disa tenaltze t'poshtra, por non-stop me pauza.  Sė paku kėtu kishte majmuna me lesh tė pėrhimtė dhe fytyrė futė tė zezė qė ma hekshin mėrzinė.  Dikur Patriku e morri edhe ranacin e Jo me ja lehtėsu asaj por badihava.  Dikur unė ja morra ranacin e Jo kishe me ndihmu, por na-a, livritshim ngadalė plus qė u killava u bona lesh.  I kishim edhe 5km me hecė e terri sa vinte e afrohej.

 

 

KOHA PĖR TĖ VENDOSĖ

 

Ose po kthehemi ose po vazhdojmė, por terri s'bon assesi me na nxanė se njė rrugė e humbun, njė hap i gabimshėm, ja bjen dikah poshtė, ja ngrihesh natėn. Kurgjo s'po shkon si duhet, dhe unė po mendoj qė jom baksuzi pse njerzit rreth meje po pėsojnė.

 

Patriku vendosi tė kthehet poshtė sepse konstatoi se Jo-nė po e mundon naltėsia. Unė ofrova tė kthehem me ta (me gjysmė goje) por shyqyr zotit s'mė ndigjun. Mbas 5 minutash mbrriva nė Rimche (2540m) ku kishte vend pėr tė fjetė, ora 17:45.  Sikur ta kishim ditė, kishin mujtė me vazhdu me mu deri aty e jo me u kthy, por kjo ėshtė telashja e trekingut, kurrė nuk e din edhe sa ka deri dikun.

 

KOHA PĖR TĖ VENDOSĖ 2

 

Aty mė priti njė gru me plot fėmijė, e cila ma ofroi dhomėn pėr 10 rupi, ose 7.5p. Ish n'zorr pėr biznis.  U mendohsha se a me shku a jo deri nė Lama Hotel ku Joe dhe Rolland e disha se do tė flejnė. Terr u bojke edhe gjysmė ore.

 

V: How far to Lama Hotel?

Gruja: One hour.

V: How is the terrain?

Gruja: First up up up, very steep, then down down down.

 

Vendosa me u nisė, se s'ma merrke mendja me u nisė vetėm tė nesėrmen nė pjesė ku naltėsia mbidetare vetėm e vetėm po rritet. Prej keqardhjes qė s'po rri e hoqa ranacin pėr me nxerrė kuletėn dhe ja dhash grusė 10 rupi.

 

Sa mė shpejtė qė mujsha hecsha, vende vende edhe ngajsha veq pėr me mbrri nė Lama.  Stresin dhe frikėn e territ i pata n'maksimum, por dikur mbrriva.   Lypsha kėsollėn ku ishin kanadezi dhe ameri, ishin nė tė fundit, por s'kish gajle se isha me "t'njofshėm".

 

 

PAK PĖR LAMA HOTEL (2430m)

 

Vend mjaft i madh, me nja 20 kėsolla, por krejt turistat kishin shku nė Lama Lodge. Dhoma ishte 50 rupi (3.8 funta) dhe hangra noodles se Dal Bhatit s'mujsha synin me ja pa mo.  Aty ishin edhe dy holandezė tė ri, njė angleze sė paku 65 vjeqe dhe njė mė sė shumti 20 vjeqe qė po punonin nė Tibet me shoqata bamirėse. Me to ishte edhe njė Zvicrane 40 vjeqe dikun. Ishte edhe njė djalė ma i marrshėm se unė nga dojqllandi po m'duket i cili s'bojke zo.

 

Joe mė pyti pėr Jo dhe Patrick.  I tregova. Mandej ra muhabeti qysh ėshtė rrxu njeni prej shtegut e ka shpėtu. Unė ju tregova qė unė kam qenė shoku i tij edhe ju tregova pikė e pėr pe se si ka ndodhė. Ky tregim mė boni yll tė natės dhe mė boni shokė. Kush kish me thanė a?

 

E pyta Joe se a bon me ju bashkangjitė, tha qė s'ka problem.

 

Lezet qysh isha bo qullė me u ulė rreth zjarrit. Krejt gėzimin e kisha qė kisha mbėrri dhe qė jam nxehtė.  Tuj i hangėr noodles njė macė lokale s'm'lijke rahat.

 

V:  I don't like cats.

R:  Yes, a cat lives with you and not the other way round, that's why most people prefer dogs.

V:  Yes, that may be so but I don't like them as they have no interest except their interest (por s'pata qare pa i dhanė macės pak noodles t'mija se s'mu qkoqke)

R:  See, you're doing pretty well, giving it some of your noodles.

V:  I'm only doing so because I'm being watched by all you guys.

 

U rahatova n'dhomė, edhe shkova me bo kakėn nė quqavc. Kėmbėt edhe ashtu tė lodhuna mu stėrlodhėn, por fjeta mirė.

 

 

vazhdo