Categories
Uncategorized

Autobusat e Prishtines pa pare

Autobusëve në Prishtinë iu kanë gëzua edhe fëmijët e grupmoshave të ndryshme.

Ky fakt ka shfaq interesim tek zyrtarët e komunës dhe kompanisë së autobusëve se prej nga vjen gjithë ky gëzim, kur dihet se fëmijët duhet më pagu bileta dhe ata nën moshën 7 vjeçare duhen me qenë me prindër. Situatën e ka shpjegu njëri nga fëmijët, njëherit edhe kryetar i shoqatës “Cuclla” : “Ne i gëzohemi autobusëve dhe shpresojmë se deri në Tetor të gjithë 51 autobusët do të lëshohen për trafik. Siç dihet, me 31 Tetor e festojmë Hallovinin dhe na duhen që t’i gjuajmë me vezë. Me 51 autobusë të rinj, mundësitë për t’i rrok janë të mëdha, bile edhe fëmijët e çerdheve mund t’i rrokin. E kemi një ankesë në ngjyrën e autobusëve se janë të ngjashëm me ngjyrën e vezëve dhe kur i gjuajmë nuk vërehen shumë.” – e përfundoi fjalën kryetari i shoqatës “Cuclla”, Shtrigan Kungulli.

Duke e realizuar këtë intervistë me kryetarin Shtrigani, ndodhi një vjedhje në autobus. Kjo na bën me konstatu se edhe “xheparoshat” janë gëzu me ardhjen e autobusëve. Ata po kujdesen që mos të shuhet ky zanat I vjetër, cili daton qysh prej kohës kur është qep edhe xhepi i parë. Ne munges te autobusave, disa prej “xheparoshave” kane arrite qe zanatin e vjeter ta instalojne edhe ne shume institucione dhe kanë mbërri poste të larta.

Auto-taksit ilegal nuk e shohin problem leshimin ne qarkullim te autobuseve te rinje sepse e njohin shpirtin e qytetarit cili eshte rezistent ndaj legales dhe avanturist ndaj thyrjes se ligjit me vetedije. Ata fuqishem besojne ne nostalgjine e qytetareve ndaj Golf 2-shit, me te cilin jane te paisur shumica e taksive-ilegal. Poashtu, nuk duhet harru edhe lojen me gishta cila ndodhe ndermjet taxit-ilegal dhe qytetarit, kur taksisti-ilagal ja qone 4 gishta e qytetari ja qon vetem dy.

 

Categories
Uncategorized

Kosova dhe ditëlindja e 9-të.

  • Kosova ka pas një lindje shumë të vështir me disa devijime në trupin e saj. Ka qenë e ditë e diele dhe në spital nuk kanë qellu doktorët, po vetëm disa motra medicinale.
    Kosova madje nuk e dinë as kanë e ka nanë, sepse paraqiten disa veta të cilët nuk e pranojnë prindesinë, çka është rast sui generis në botë.
    Kojshit e thërrasin kopil dhe mendojnë se ka vyte me e abortu, se nuk ka lind prej dashnis, po prej zorit dhe rrethanave. Si e vogël ka marrë shumë terapi të ndryshme dhe ka marrë edhe shume vaksina nga Evropa, por shumica i kanë kriju alergji dhe ka pas shumë probleme me shëndet e me u çu në këmbë te veta.
    Edhe si 9 vjeçare, ka problem ne t`ecne si pasojë e terapive të gabuara nga mjekët e huaj dhe vendor. Disa ishin aq të papërgjegjshëm sa që ia vodhën një organ, e lanë në gjysmë.
    Kosova ndoshta nuk e kishe arrit ketë moshë, mos me pas qenë vaksinat nga Amerika, të cilat i ka pranu shumë më mirë.
    Si bebe ka qenë goxha e shëmtuar ndoshta edhe për këtë arsye nuk e pranojnë prindësinë,për mos me thanë së mu më ka ngja. Por tu u rritë e tu u zbukuru.
    Ne mungesë te dashnis prindërore rrinë si e terrhekur dhe nganjëherë qanë në vetmi, se i duket se krejt i kanë çu durt prej saj dhe askush nuk po e done. Ulet tek bankat e fundit, aty ku bëhet zhurma e për këtë po e marrin në sy të keq mesueset.
    Ne klasën e parë i ka pas notat shumë të dobëta, po edhe në klasën e dytë po e përcjellë i njëjti problem. Kosova si vajze, eshtë shumë inteligjente por nuk është e koncentrune në shkollë.
    Shumë herë mësuesja dhe drejtori i shkollës nuk kanë mirëkuptim për to dhe shpesh herë edhe e  ofendojnë. Ka raste kur edhe ja futin nga një shkelm prej mbrapa.
    Prindërit nuk i kanë lënë kurrgjë edhe pse ata jetojnë shumë mirë dhe shëtisin me Range Rovera nëpër botë.
    Pasaportë nuk ka dhe akoma nuk ka udhetu kerrkah. Në mbrëmje nuk lexon dhe nuk mëson, por krejt kohën rrinë para televizionit dhe i dinë emrat e krejt analistëve përmendsh.
    Kosoves edhe kur niset me lexu, i ndalet rryma.
    Në vend se me shiku filma vizatimor ose ti bëjë detyrat, Kosova këqyrë deri vonë debate në televizion dhe për këtë nuk bone gjume te mire dhe sheh enderra te kqija.
    Festat i donë teper shumë, për faktin se nuk duhet me shku në shkollë. Edhe dasmat i ka marak dhe nuk priton me u kapë në vallë ku do që dëgjon muzike popullore. Tranohet prej gëzimi saherë që i përmendet emri n’kangë.
    Prej ushqimeve më së shumti e pëlqen flinë edhe se çdo ditë hanë kifle n’shkollë. Ka nisë ngapak me i provu edhe ushqimet e detit, por nuk i pëlqejnë.
    Ka probleme të mëdhaja me kollitje dhe ka nise me ju shfaqe edhe astma nga ajri.
    Ftohet shpesh se ka qejf me këqyrë basket, e ne salla nuk po ka nxemje.
    Te huajt të cilët e kanë ndihmu në lindje e donë dhe gjithqysh lypin me u taku me to dhe me pa se sa është rritur e qysh po zhvillohet.
    Edhe ata merakosen për notat e saja të dobëta dhe shpresojnë se me vite do të përmirësohet. Në mungesë të një edukate të mirëfilltë, nuk e mbanë pastërtinë dhe bërllokun e gjuan ku t`mundet. Në mungesë të autobusëve, gjithë vonohet në orë të parë. Si fëmijë është problem ,sepse pinë cigare dhe nganjëherë edhe i shet. Nganjëherë kur i ka kushtet keq, një cigare e pinë bashkë me shumë shokë, tu ia përcjellë njani tjetrit ka dy tyma.
    Nganjëherë hyn nëpër restorante dhe i malltreton mysafirët tu shitë edhe krem banane. Kosova për veti thotë se nuk mundet me jetu pa Plazma keks.
    Edhe Kosova si shumica e fëmijëve, njërën e fole e tjetrën e bon. Më së shumti gëzohet verës kur i vijin kusherit nga Zvicra dhe Gjermania. Në këtë periudhë i prishet telefoni e ka nevojë për një të ri.
    Tutet shume prej qenve, se e ka kafshu një para disa muajve.
    Moshatarët e adhurojnë dhe së bashku ia festojnë ditëlindjen.
    Talentin më të madh e tregon në këndim dhe ka ambicie edhe karier jasht me bo. Kosova me keto 9 vjet dhe pa mjete financiare, po dinë edhe filma me bo. Me disa t`huaj ka fitu edhe shpërblime interesante.
    Sportet me topa nuk ia donë, por për sporte luftarake nuk ia pranon askujt në grupmoshën e vetë. Edhe me ketë moshë, ka fitu medalje ndërkombëtare dhe trajnerët thonë se prej sajë edhe në të ardhmen priten shumë medalje. Jeta e ka mësu që të jetë e vështirë dhe kush i del përpara e rrëzon për tokë.Diçka e tillë pritet prej një fëmijë që është rritë pa dashuri prindërore, tu e ngucë fëmija nëpër mahallë.
    Nuk dinë me notu, se nuk ka pas ku e për atë arsye disa kushëri të afërm që jetojnë afër detit e përqeshin. E ka kriju një melodi dhe kur te rritet mendon me ja shkrujt një tekst, sepse iu ka lodhë goja tu e fishkëllu per ditelindje.
    Obsesion e ka me u veshë me gardërobën e njejtë dhe ngjyrat kaltërt e verdhë.
    Disa kritikë të modës i thonë se e kuq e zi i rrinë më mirë, e tjerët thonë se e bardha dhe e kaltërta. Andërr e Kosovës kur të rritet është me u vesh vija vija e me shumë yje.
    Nganjëherë mendoj se Kosova është daltoniste, e as nuk dinë me shkru mirë. Hala nuk ka mësu se ku duhet me u vendos vizat në shkrim, për këtë arsye mesueset po ia lypin shumë me i ushtru vizat. Gati se krejt shokët veçse kanë kalu te numrat e te libër leximi. Kosova ka mbetë te përsëritë Abetaren.

Kosova duket si vajze e rritur por ne fakt eshte akoma femi.

Kosove, i pritsh edhe shume ditelindje tjera me rreth 2 milion vllezer e motra.

Categories
Uncategorized

Federica Mogherini pret miratimin e marreveshjeve

Hashim, hajt te lutna miratoni qato marreveshje breeee. Po me duhet per CV se kam apliku ne do vende t`punes, e po me duhet si “success story”.

Categories
Uncategorized

Kim ndihmon ne maredhanje ndermjet dy shteteve

Gjakovarit i kane ardhe mysafiret dhe po shkon te kojshia me e pyet:

– M`kane ardhe mysafiret, mos i ke tri karriga ne dispozicion?

– Po more.

– Super, qetash po ti bi keta tre mysafir!

Categories
Uncategorized

Ne ministri, vetem pastruesja eshte jo-partiake. Por edhe ato kane me e “fshi”.

Lajmrim: Per shkak ftohtit, anulohet konferenca per ngrohjen globale.

Categories
Uncategorized

Per me u nxe, mundeni edhe me frigorifer

Pyet Doktori sa gota i pini ne dite:
– Shtate deri tete gote raki.
– E per nje jave, sa i pine?
– Dy apo tre shishe.
– E per nje muaj, sa i pine?
– Aman, Doktor, une jam alkoolist e jo kontabilist!

Categories
Uncategorized

Kadria qysh se moti e ka autoportretin

Derisa kryetari eshte tu fole, ju duartrokitni. E ardhmja juaj eshte ne duart tuaja!

Categories
Uncategorized

Gazetaret tone e perdorin imagjinaten si burim te informacionit.

Ne fotomontazh analistat kosovare me dy njerez ma te fuqishem n`bote.

Categories
Uncategorized

Investimet ne infrastrukture sportive

Categories
Uncategorized

Pse e ke qite kuleten n’maje te bredhit? E kam si zbukurim.

Po e pyesin prindin ne zyren e pashaportave: Cfare ngjyre i ka djali syte?
– Hmmm. Vallahi, nuk e di! Moti ja kena ble mobilin dhe prej atehershit syte nuk ja kena pa.

 

Deputeti po kthehet vone te shpija dhe gruja po kerkon prej femive: Mos boni zhurme se baba eshte lodhe se krejt diten ka duartrokit …