Autobusat e Prishtines pa pare

autobusat e prishtines pa pare

Autobusëve në Prishtinë iu kanë gëzua edhe fëmijët e grupmoshave të ndryshme.

Ky fakt ka shfaq interesim tek zyrtarët e komunës dhe kompanisë së autobusëve se prej nga vjen gjithë ky gëzim, kur dihet se fëmijët duhet më pagu bileta dhe ata nën moshën 7 vjeçare duhen me qenë me prindër. Situatën e ka shpjegu njëri nga fëmijët, njëherit edhe kryetar i shoqatës “Cuclla” : “Ne i gëzohemi autobusëve dhe shpresojmë se deri në Tetor të gjithë 51 autobusët do të lëshohen për trafik. Siç dihet, me 31 Tetor e festojmë Hallovinin dhe na duhen që t’i gjuajmë me vezë. Me 51 autobusë të rinj, mundësitë për t’i rrok janë të mëdha, bile edhe fëmijët e çerdheve mund t’i rrokin. E kemi një ankesë në ngjyrën e autobusëve se janë të ngjashëm me ngjyrën e vezëve dhe kur i gjuajmë nuk vërehen shumë.” – e përfundoi fjalën kryetari i shoqatës “Cuclla”, Shtrigan Kungulli.

Duke e realizuar këtë intervistë me kryetarin Shtrigani, ndodhi një vjedhje në autobus. Kjo na bën me konstatu se edhe “xheparoshat” janë gëzu me ardhjen e autobusëve. Ata po kujdesen që mos të shuhet ky zanat I vjetër, cili daton qysh prej kohës kur është qep edhe xhepi i parë. Ne munges te autobusave, disa prej “xheparoshave” kane arrite qe zanatin e vjeter ta instalojne edhe ne shume institucione dhe kanë mbërri poste të larta.

Auto-taksit ilegal nuk e shohin problem leshimin ne qarkullim te autobuseve te rinje sepse e njohin shpirtin e qytetarit cili eshte rezistent ndaj legales dhe avanturist ndaj thyrjes se ligjit me vetedije. Ata fuqishem besojne ne nostalgjine e qytetareve ndaj Golf 2-shit, me te cilin jane te paisur shumica e taksive-ilegal. Poashtu, nuk duhet harru edhe lojen me gishta cila ndodhe ndermjet taxit-ilegal dhe qytetarit, kur taksisti-ilagal ja qone 4 gishta e qytetari ja qon vetem dy.

 

Comments

comments