13 Vjet e Një Natë Terr
16:33
I gëzuem që ditën e punës për sot e kryva, me vrap ia msyeva shpisë, kah i shfrytëzoj shkurtesat dhe rrugët e trasueme pa vend, për me fitu n’kohë, e me shku e me t’u shtri e me t’i hy full HD-së, si i trentë. Isha n’disponim t’kojshëm, dhe e ndjeva veten shumë ma mirë mas gripit t’derrit (jo që asht diagnostifku, por bash qashtu jam ndi) i cili m’pat ngjitë për shtrati. E parkova kerrin, gati n’mes t’rrugës, qysh po ia bojnë shumica e banorëve, ngase parkingu, trotuari dhe gjelbrimi përreth asht i zaptuem p’ej kerreve ‘n’shitje’. Nuk isha çuditë me pa ndonji kerr t’parkuem n’dru, ose n’kosh t’basketit, qaty n’afërsi.
16:42
I kapërcejsha shkallët kah dy e ma shpesh kah nji, mbrriva te dera e banesës teme, e shtina çelsin n’rreze t’derës, kur, sytë ma rrokën nji letër t’verdhë – ma çoje mallin e atyne letrave t’denimit
p’ej policisë. Po e shpaloj letrën dhe pashë llogon e KEK-ut – fokusin e fiksova n’tekstin e shkruem me laps-kimik: NJESORI SHKYQET PER BORGJ (bash me qisi Gj-je). Me shpejtësi t’rrymës, e cila tashma m’u paska ndërpre, m’ra n`mend që fatura m’ka ardhë t’hanën e prandej nuk ka logjikë që ka mujtë me m`u nderpre mbrenda tri ditve. Athu?! Huh?! Shpresa nuk m’lëshojke dhe, për me u siguru që kjo asht informatë dhe konstatim i gabuem, e shtypa zilen. E poshtra, za z’bani e me atë qetësi veçsa m’diftoje që ish ba ‘shërbtore’ e KEK-ut dhe nuk po dojke me ‘cingrru’ për pa livrit hesapi i borxhit. Si optimist i pariparueshëm që jam, me t’hapne t’derës mora turr me i dhez dritat e korridorit, se n’mendjen teme, zilja nuk ra vec pse asht prishë, e jo pse rryma asht shue. Edhe drita z’bani cik! Kërrk!! Shpresa avulloi, disponimi i mirë kadaldale m’lshoi, nervoza instante m’kaploi – KEK-u ma punoi! Qysh me dalë p’ej kësaj gjendje t’territ, qysh me ardhë tekte drita, qysh me e kthy ymydin?! Qysh me dalë p’ej kësaj situate, qysh me kalu natën pa dritë, pa nxemje, pa ujë t’nxehtë, pa televizion, pa kompjuter, pa wireless? Me rrymë – a pa rrymë, ishte dilema?
16:55
Zhdrypa me mend (s’di pse thojnë “pa mend”n’kësi raste?) shkallve, drejt e n’taxi dhe direkt n’KEK. Rrugës u ndala me i nxerrë paret p’ej aparatit. Kur ma lypi gjuhën e udhëzimit, prej pikës inatit, e klikova serbisht, hah! Tue e shkru pinin, serbisht, e tuj i shku hap mas hapi procedures, n’serbisht, m`ra n`mend se kur e kena përdorë këtë gjuhë, nuk kena pas kësi aparata që t`qesin pare, po paret i thejshim te markaxhitë. E as s’kena pasë kesi probleme me rrymë.
17:07
Iu ngjita shkallve përpjetë ndërtesës, t’cilës kur u ndërtu ja patën ngjitë emnin Lepa Brena, se
medemek qaq e bukur – mrekulli arkitektonike. Sot, 13 vjet mas lufte, ndërtesa bashkë me emnin e vet nuk asht as për s’ngati e urryeme sa janë tanë ata që punojnë aty, n’to. Janë bash ata, punonjësit t’cilët bukvalisht na bojnë terr syve, n’krahasim me t’tjerët, që terrin naj kanë ba indirekt. Kish mujtë me dalë nji libër voluminoz, me u pas tubu e mbledh shenimet, e shkru e qitë n’letër tanë ato t’shame e t’nemne që jane thanë e piskatë p’ej zemre t’plast e lukthi t’pezmatuem, n’momentet e tejshumta t’ndaljes s’rrymës. M’ra n`mend qe rryma ma nuk po ndalet, se paku jo n’lagjen teme dhe, u kujtova se qysh deri para tri-katër vjetve, secila bisedë startojke me orarin e restrikcionit te KEK-ut: “Khuuu sot nuk kena pas rrymë 4 orë!!! … phaaa, sot e kena orarin 3 me 3!… pfuuu, sot nuk kena pasë rrymë 6 orë!!!”… para se me i vu pikë t’shameve, zeniti i mllefit iu drejtojke menaxhmentit, punëtorëve t’Obiliqit, lexuesve
t’orëve, po edhe punëtorëve n’shalltera. Kanjiherë ndjejsha njifarë keqardhje ndaj nanave t’krejt ktyne reth 8000 t’punësuemve n’KEK.
17:10
Hyna mrena n’hollin ku paguhet rryma – njeri i gjallë mrena! Kur s`ta don – s`ta done! Përpak me m’nxanë përnime dëshprimi, kur, p’e ndi nji za: “Ajde te gjashqi!”. U ndala para gjashqit dhe po sqarohem: “Ma kanë ndalë rrymën, erdha ta paguaj, DPR-ja 20••••… Qysh dhe kur kanë me ma lshu rymën?!!?” – i thash me nji frymë, pak p’ej shqetsimit e pak p’ej gëzimit që dita nuk asht krejt e humbun dhe unë prap kam shanc me i realizu planet e ‘sefasë’ (nën sefa ke e parapame HD’ja). Veshtë e mi kenë t’untë me ndi rezultate konkrete t’kohës kur situata alarmante e ‘pa-rrymsisë’ ka me u riparu, po krejt çka pranuan ke fjala/numri – “260”. S’ja dijsha kuptimin kësaj fjale, këtij numri! Hë?! 260 euro, 260 euro… – e ndiva për herë t’tretë, tashti shumë qartë dhe pastër, por, kesh i koncentruem n’imazhin e vehtes që u reflektojke p’ej xhamit t’sportelit. Tuj e kqyrë vehten e tuj folë vetmeveti, i ktheva eurot n’marka – 520 copa! T’buta! “260 euro i ke!” – e përsëriti silueta jeme me za t’inkasantes. Hej, 520 marka për nji muaj, për nji banesë me 4 antarë t’cilët nuk janë n’shtëpi deri n’ora 17?! – e pyeta siluetën.
“Unë jam veç puntore këtu” – me za plot keqardhje ma ktheu silueta. Nuk dita me i dallue eurot, u hutova komplet! M’u bonen sikur me pas pasë pare t’hueja nëpër duar, që munohesh me i deshifru, e n’fund, qashtu qysh i pata, krejt grumbullin n’dorë, i dorzova tue i futë n’anën tjetër t’xhamit. Ku mundesh allahile me pa dritë me sy, me 520 marka fature t`rrymës? Tuj pritë letrën që e ka fuqinë me m`nxerrë prej territ e me m`bo t’lumtun e me ma kthy besimin n’jetë ma tmirë, mu kujtu nji send: para luftës, kur kam pasë nji fabrikë me 12 puntorë dhe 12 maqina kurrë nuk m’ka ardhë llogarija e rrymës ma shumë se 150 marka! KEK-u asht konë i njajtë, me A e me B, me kapacitet, me mahallë e adresë – përpos emnit. Dallimi n’mes t’emnave atëherë dhe emnave tash po na kushton goxha shumë!
Kujtimet m’i nderpreu nji ‘shuplakë’ e nxehtë, përvlim, që ma dha n’formë t’informimit. M’tha: “Merre qet letër dhe shtine diqysh n’qatë shallter t’ankesave, qe ekipa e KEK-ut n’mengjes me t’ardhe dhe me ta kyç rrymën” – Urdhno?! thash, edhepse shumë mirë e ndijova zanin e fantomit mas xhamit. “Na punojmë deri n’ora 18, e kta të terrenit deri n’ora 16” – m’i shtoj edhe do ‘elektroshoqe’ (çfarë termini per shokun elektrik), se s’iu dok boll, po menjiherë mbas, u mundue me m’qetësu tuj m’thanë: “Po m’vjen shumë keq, amo nuk kom mundsi ma shumë me t’nimu!’”. Ma shumë!!??
Çfarë njësie matse po përdoret me matë ‘mirsinë’, dhe, çka asht ma zi, çka, ku ke ndihma n’rend t’parë se?!
17:26
Shumë i qetë, u afrova te shallteri për ankesa, i cili, po m’keshet se s’keni me besu, po’, ishte i mbyllun. Kjo s’me ndali aspak se bash n’qatë moment m’dul ankesa e parë. Ja nisa me u anku, e bile nuk mujsha me u ndalë. Ankesat dilshin vetvetiu, pa kontroll, pa u filtru. U ankova për tanë kto vjet terri e tmerri t’përjetuem nga KEK-u. U ankojsha detalisht, tuj elaboru tërthorazi detale e simbole e ekuacione t’nderlikueme t’efekteve t’mizerisë. t’kuzhtzueme kryekput p’ej KEK’ut.
Filloi me m`pelqy vehtja – sa bukur dijsha more me u anku? Ja nisa me livritë kryet majtas-djathtas, me i sill duert, me çu gishtin e mesëm, me kërcenu me gishtin tregues, me ba grimasa. Pernjihere e ndjeva vehten ‘ankues profesionist’. Shkova larg sa n’elaborime dhe ankesa t’zgjenueme ndërlidha edhe ankesën për mungesë t’ujit.
17:52
Dikush po m’ngreh për krahu: “Zotni, duhet t’dilni jashtë se po e mshelim”. Ish konë roja.
“Po, qe, nuk ka problem, dal une, po vetëm deshta me shfrytzu drejtën teme për m’u anku”– po ia shpjegoj. “Po ky djali që punon ktu, ka shku n’ora 4. Duhet t’vini nesër per m’u anku” – me t’butë m’drejtohet. “Qe se une e kryva sonte me ankesa që ta kursej atë djalin nesër” – po i thom, se e paramendojsha qe nesër, ai djali s’ka send tjetër me m’thanë pos: “ankesa e juaj do t’shqyrtohet, por ju duhet ta paguani faturen”. Se qito fjalë ekzakte thuhen rrafshile që 13 vjet! I mençem une – ma mirë që u ankova n’t’shprazt, sesa ai me m`ndërpre me atë rresht ‘banal’.
Edhe ashtu, si me to si pa to n’shallter t’ankesave, rezultati asht komplet identik – mut!
18:00
Rrugës kah kthehna, përball fakultetit filozofik, po i shof shiritat e policisë me t’cilën e kufizojshin lëvizjen, se po get paska ndodhë diçka – ndonjë krim, po supozoj. Po m’drejtojnë që ta kaloj rrugn andej. Çka ka ndodh? – e pyes njanin. “Janë gjue me kallasha”.
“Shkoni çitni shiritat edhe nja 200 metra ma poshte se aty ka krim t’vazhdueshem” – po iu thom. “Ku?! Çfarë krimi o hej?!!” – polici entuziast mori hov. “Çitni shiritat para KEK-ut, aty po ndodhe krimi qe 13 vjet” – ja kputa shkurt. “Hahahaha….” – ia qita gazin. “Mire e kie, por na nuk kena aq kapacitet qe t’gjithë ata t’i shtijmë n’burg” – u arsyetu. “S’paku qitjani shiritat, ose drynin, qe ta dihet se asht vend i krimit” – insistova. Tuj e kalu rrugën po diftojnë që janë plagu dy t’pafajshmit, dy kalimtarë t’rastit, që për nafakë t’shterbtë kanë qillu aty n’ato momente. Asht interesant qysh prore t’pafajshmit e hajnë ‘kulaqin’. Po get asht rregull e pashkrueme po e pamohueme – ai qe mas paku e meriton, denohet! E bana nji komparacion mes meje dhe ktyne dyve – krejt kem t’pafajshëm, mirëpo dallimi ish që lendimet e mija kenë shkaktue ngat tymi dhe faturat e KEK’ut!
18:18
U ktheva n’banesë dhe qysh n’hymje e vrejta që kojshitë sonte i kishin pas dhezë krejt dritat, tana
llusterat e llampat që i kanë, se hymja ndriçojke shumë ma shumë. Apo ndoshta m’asht dukë mu, p’ej sikletit që krejt çka m’pret mue n’shpi teme asht terri i zi, korb! Hyna n’shpi teme! U datha, e vjerra setren, i vesha papuqet pa pa sen’, krejt nëpër terr. Thash vetmeveti – sa pak i kushtojmë randsi kësaj punë mirëpo, na mujmë plot funksione me kry me inercion, me aksione të programueme, pa pasë nevojë për komoditete siç asht rryma. U gzova p’ej këtij konstatimi intelektual. Po, nuk zgati shumë dhe zani i djalit m’i trembi mendimet. Simbas drejtimit prej kah m’erdh zani, e paraftyrova që ai ish i ulun mbi termo. Pa uvertyrë t’pershëndetjes, as sa për kortezi, m’sulmoi me kritikë: “Qysh bre se ki pagu rrymën, a knej neve na tranon, gjeth na hypë m’i kry tuj na majt ligjerata qysh duhem mu konë t’përgjegjshëm?!”
U bona kishe nuk e ndiva për me fitu n’kohë tekteri sa t’mbjen n’mend naj përgjegje që ka kuptim, si njeri i arsyes që jam. Qetësia jem veçsa e stimuloi idhnimin e tij ma shum: “A vjen rryma sonte, a kur? çka kena me bo pa rrymë??”
M’therri n’zemër që duhna me ia kallxu tane avanturën nëpër t’cilën sapo kaperceva për me marrë vesh që rryma s’vjen sonte, e krejt spjegimin tem tuj e ‘ngjy’ n’arsyetime t’lodhta sa për me e pajtue diqysh e mos me e nervozu ma shumë. E mira e territ ke që nuk ja shihshim ftyrën shoqishoit – kjo e bajke ma t’lehtë komunikimin. “Hajt se nuk u bo kijameti” – m’erdh zani i çikës nga i njëjti drejtim. “Edhe ti je ketu, a?” – i gjuejta fjalët n’drejtim t’termos. Befasia sa shkoi e u rrit kur ‘termoja’ u pergjegj, tashti, me za t’grues teme: “Thirre ‘Proper Pizzën’, ose qu po dalim me hanger diku jashtë”.
Hiq s’mu desht rryma me pa e kuptu qe komplet familjën e kisha pasë permi termo!
18:30
Sytë nisën me u mësu n’terr, dhe si gjithmonëë, i pata t’kthyeme kah televizioni. Tash e shihsha vetëm nji pllakë të madhe, t’zezë, shumë t’shtrenjtë, por që nuk e kryjke funksionin e vet. Unë dhe Televizioni u bomë pengjet e KEK-ut për shkak një fature t’papagueme. KEK-u si organizatë terroriste dhe kriminale nuk ushtron dhunë qysh paramendohet t’jetë n’raste t’zakonshme t’terrorit – ata ushtrojne luftë psikologjike.
Nejse, nuk ka me zgatë shumë këtë herë, se reketin e paguva!
19:30
Errsina më mundsoi me ra n’mendime – i kujtojsha momentet e vështira qe i kam pasë n’jetë dhe qysh jam nxerrë prej atyne situatave. M’ra n`mend demonstratat e shumta, nata e parë e bombardimeve, debimi për n’Maqedoni, puthja e parë, puthja e dyte, e besa edhe e treta…
Derisa unë u rrembeva n’melankoli, djalin tem e kish nxanë zeniti i mosdurimit. Protesta e tij vijke tuj u ba ma e zhurmshme, ma e padurueshme. Janë t’ralla momente n’jeten e tij që nuk ka pasë qasje n’wireless. Me mosfuksionimin e iMacut diqysh edhe u pajtu, por kur e kuptoi që po e lshon edhe bateria e iPhonit, iu mbush kupa. Pezmin e kthej n’gjuajtjen e topave t’tenisit n’hapesinën e limitueme e n’kushtet e shikushmënisë edhe ma t’ngushtueme. Nuk i komentova trajektoret e 10 topave t’pare, por, kur topi i tenisit e rrezoj llampën, intervenova me kthim t’topit kah vetë ai.
20:30
Tashti mua ma leshoi bateria e Samsungut, ndërkohë që djalit ia leshoi edhe bateria e Nokies. Drita e vetme vijke p’ej nji qiri n’mes t’dhomes t’ciles flakë ia kishim pas ngulë sytë, thue ti jemi tuj pritë me ndodhë naj mrekulli. I vetmi njeri i cili iu gëzu kësaj katastrofe ke gruja jem.
Kjo gjendje i erdh si pushim i paplanifikuar nga mjetet teknologjike t’cilat vetem ajo din me i perdor – po de, unë nuk di m’i lshu as lavatriqen, as hekurin e thithsen, mikserin, burmashinen… Ajo u shtri n’dhomë t’ditës, e mbulueme me tri mblojsa dhe, s’kaluan as 5 minuta, e nxani gjumi me nji buzeqeshje interesante n’ftyre që bile edhe nëpr terr s’mujshe pa ia pa – bon ti be i ka 10 000 euro n’xhep, e ka dalë n’shoping n`qendrën ma t’madhe t’botës.
22:00
Sikur iPadi qe nisi me za me dhanë ‘shpirt’, qashtu edhe une nisa m’i hupë perkrahjen e çikës, e cila sado pak, deri ateherë, ma majke krahun dhe m’arsyetojke. Ftyra e saj nisi t’prishet dhe t’perthekohet n’grimasë t’paknaqsisë. Shpresa kadaldale ikke p’ej saj.
00:00
Tashma u msuam me terr! Çika nisi me këndu, unë me djalin filluam lojën me asociacione, grueja pa kurrfar shenja jete sharroi thellë n’knaqësinë e gjumit, qe i erdh si shpërblim, papritmas. Gjykue me shprehjen e ftyrës, ashiqare hala s’i paska harxhue t’gjitha paret.
01:00
Gjumi e zu edhe çikën, derisa une me djalin kapërcyem ne lojën e pantomimës – super po kalojmë! Ih, u knaqem. Terri? Jo, hiq s’po na pengon e bile asgja tjetër s’po na mungon. Besa, paskëm harru për këtë sen krejt. Moti s’kishim kalu kohë kualitetive, unplugged, me fmitë e mij, pa interferencn e aparateve që funksionojnë me rrymë. Moti s’e paskna pa gruen t’pushueme pa u pengue p’ej aparateve që funksionojnë me rrymë. Moti s’jam kone ma pak i ngarkuem me informata e imazhe qe m’bombardojne p’ej aparateve që fuknsionojnë me rrymë.
04:00
M’doli gjumi nga t’ftoftit! U shtriva afër gruas t’cilës ftyra i kish ndryshu sadopak – po get paska mbrri me i harxhu tana paret.
04:05
Gjumi m’merr me nji dilemë t’fortë – A asht KEK-u kah na jep terr – a dritë??!