Hej Man
Qe do sene ti qova ne lidhje me qet video konference qe u mbajt me 17
shtator. Ka qene e pabesushme! Ej parameno, po me pyt gruja e Kofi
Ananit
e une po foli per tenisin e Kosovės anglisht (ameriqki). Po me degjon e
gjith salla e UN ne New York bash me 10.000 njerz sa kish aty nga e
gjith
bota. Plus po me degjojn shtete si Afganistani, Sierra Leone, Serbia,
Kazakstani dhe Kolumbia.
I tregova qe i kemi 9 klube te tenisit dhe se po e presim momentin me
marr
pjese jashte Kosoves ne vitin 2005, ngase deri tash e kemi pas te
ndalume
per shkak te statusit te pazgjidhun.
Ej me dit qfar apllauzi kom marr...papapappapa.
Mysafir kemi qene une, Shqipe Zogiani dhe nifar djali basketbollist nga
Mitrovica (po me doket qe ish mysliman e atjehit).
I kemi bo do pytje New Yorkit direkt. Shqipja e para e pyti njonin ne
New
York i cili kishte qene ne Athine per Olimpiade. Ai tipi (spi ja di
emrin)
qe ish shume i nalt per UN sport (noshta Shqipja ia ka marr emrin)iu
pergjigj pytjes se Shqipes se pse Kosova nuk mundet me marr pjese ne
sporte te ndryshme. Qaj tipi iu pergjigj bajagi gat se Kosova do te
sheh
drite me 2005 ten ngase statusi i padefinum ia ndalon kosoves
pjesmarrjen
qe eshte nje keqardhje.
Mandej une e pyta mysafirin kryesor ne salle te New Yorkit Johan Olav
Koss
(ni sportist i njoftun) se a ekziston ndonje trup brenda organizates se
UN-
it qe do ti ndihmonte shteteve te dala nga lufta me ndertimin e
terreneve
te ndryshme sportive.
Ai u pergjigj se se shpejti do te formohet nje trup organizativ qe do
ti
jepe asistence shteteve te dala nga lufta.
Video konferenca ka zgjate 2 ore e 45 minuta dhe ka filluar me ore te
New
Yorkut ne ora 10 e 30 minuta. Ne sallen e UN-it te Prishtines kane qene
edhe shume sportistė e sportiste nga te gjitha deget sportive.
Atmosfera ka qene shume e mire. Ne ekran televiziv eshte mundur te
shifet
atmosfera nga te gjitha shtete e permendura.
Ne fund jane kenduar ca kenge me tematike "May peace prevail on earth".
Femijet ne sallen e Prishtines gjate kenges, kane ngritur flamujt e
shteteve te evropes lindore dhe kane brohoritur me ze shtetin qe eshte
permendur nga bashkeshortje e Kofi Annanit.
Ne fund te fundit ne podium te salles ne New York kane dale figurat me
eminente te UN-it ku iu kane bashkangjitur rreth 250 femije me nga nje
flamur te nje shteti boteror.
Edhe njeher, ka qene xixe.
Pyte edhe Visar Pejen ose Shqipen per ma shume.
Tung nga njeri